Ndryshimi i sistemit shkollor, gati kurrikulat e reja
Rruga drejt reformimit te kurrikules po tenton gjithnje e me teper me afer interesave te zhvillimit ekonomik, social e kulturor te vendit pavaresisht se procesi i reformimit nuk eshte i lehte, edhe per shkak te nje tradite kurrikulare te ideologjizuar dhe disi skematike ne te kaluaren, vecanerisht ne lendet shoqerore. Si ne kurrikulen e arsimit 9-vjecar dhe ne ate te arsimit te mesem ka arritje, te cilat kane bere qe cilesia e tekstit te vije duke u rritur, ne pergjigje te kerkesave te kohes. Sipas specialistit te MASH Ndricim Mehmeti, konkretisht per lenden e historise qe zhvillohet ne shkollat e mesme, keto perpjekje jane gjithnje e me te dukshme. "Ne permbajtjen e ketyre teksteve, jane pare me perparesi konceptet me kryesore qe duhet te njohe nxenesi, ne varesi te moshes, si ngjarjet qe kane lene me shume gjurme ne aspektin pozitiv dhe negativ ne historine e Evropes dhe te botes", tregon Mehmeti. Sipas tij tashme nje vend i vecante ne kurrikulen e arsimit te mesem i kushtohet zhvillimeve historike ne Shqiperi dhe hapesires mbareshqiptare, prej periudhave me te hershme deri ne ditet tona. Duke u ndalur tek teksti i historise (profili natyror) qe zhvillohet ne vitin e trete te shkollave te mesme, Mehmeti thote se ky eshte teksti qe perfshin pikerisht ate periudhe historie qe ne mesuesit e quajme historia e kohes moderne, zhvillimet e se ciles sollen nje tjeter vizion ne shume shtete te botes.