E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet kthimi i parave të Malishevës, ndarë Nine – Eleven

Komuna e Malishevës ka ndarë 3 mijë euro për festivalin ‘Nine Eleven’. Por fakti që ky festival mbahet në Prishtinë, nxiti reagimin e opozitës në Malishevë. Kryetari i Qendrës Lëvizjes Vetëvendosje në Malishëvës, Muhamet Bytyqi ka kërkuar kthimin e atyre mjeteve. Pwr këtë ai i është drejtuar Gjocit.

“Blerim Gjoci ktheji 3000 euro të Taksave të Malishevës , Malisheva po dergjet nga varfëria e rriqrat ti me Isni Kilajn bëni dallavere me paratë tona. Blerim Gjoci nëse ke ndërgjegje njerëzore kthej Parat e Malishevasve. Malisheva nuk ka para për festivalet tua derisa ne Malisheve është mbyll qendra e rinisë si rezultat i mungesës së fondeve dhe mungon gjithçka ne ketë qytet”, ka thënë Bytyqi.

Edhe komuna e Prizrenit javën e kaluar ka ndarë 10 mijë euro për këtë festival që mbahet në Prishtinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›