Thaçi i uron jetë të gjatë, shëndet e lumturi princit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Familjen Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e lindjes së djalit të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.
Në urim Thaçi ka shkruar se “në këtë moment të rëndësishëm për ju dhe popullin tuaj, dua të rikthej në kujtesë marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendit tonë dhe Mbretërisë së Bashkuar”.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës vlerësojnë lartë dhe ju jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në momentet më vendimtare”, shkruan në urimin e kryeministrit Thaçi.
Me tutje kreu i ekzekutivit, djalit të vogël i ka uruar shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur, bashkë me prindërit, Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit dhe gjithë Familjen Mbretërore./indeksonline/