Kërkohet ndërhyrja në ambiente dhe aparatura për të rritur cilësinë
13/04/2010 Shërbimi i urgjencave mjekësore
Pavarësisht masave të marra shërbimi i urgjencës jo gjithmonë arrin në kohën e duhur te pacientët që kanë nevojë për të. Nga të dhënat e publikuara rezulton se më shumë se 350 mijë pacientë çdo vit kërkojnë ndihmën e mjekut të urgjencës, i cili në shumë raste nuk është në nivelin e duhur. Shkak për këtë bëhen një sërë problemesh me të cilat përballen institucionet tona shëndetësore, siç janë mungesa e ambienteve, e aparaturave si dhe përqendrimi i fluksit të lartë të kërkesave për një shërbim të caktuar. Në një mbledhje të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia ka deklaruar se ky shërbim ka ende probleme, kjo pasi nga vlerësimi i bërë rezulton se ka shfrytëzim të ulët të shërbimit të urgjencës mjekësore, nivel profesional jo në shkallën e duhur të personelit, mungesë të standardizimit dhe mbajtje jo e mirë e të dhënave për pacientin. Kjo situatë do të përmirësohej vetëm në rast se do të përfundojë ngritja e strukturave të reja ndihmëse si dhe pajisja e shpejtë e tyre me aparaturat e nevojshme. Me anë të një granti japonez është përcaktuar që 14 qendrat e urgjencave në rrethe të pajisen me aparatura të specializuara për të ofruar një shërbim cilësor për pacientin. Njëkohësisht në përmirësim të cilësisë së shërbimit në urgjenca gjatë muajit qershor do të hapet edhe spitali i ri, ku shërbimi i parë që do të instalohet në të është ai i urgjencave dhe në një fazë të dytë do të bëhet kalimi i shërbimit të reanimacionit. Lidhur me këtë nismë shefi i këtij pavijoni Ilir Ohri ka deklaruar: “Nëse do të mendojmë të nisim punën në qershor, aty do të punojnë mjeke, infermierë dhe duhet një buxhet. Nga do të paguhen ata? Nëse nuk nxirret norma që duhet, atëherë ky projekt mund të dështojë.” Për përgatitjen e stafit që duhet të shërbejë në këto urgjenca Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të hapë një degë të re në Fakultetin e Mjekësisë, e cila do të jetë në funksion të degës së mjekut të urgjencës mbi rritjen e cilësisë së kujdesit që duhet të jepet për pacientin.