Qiraja e Gërdecit përplas në gjyq ushtarakët dhe civilët
13/04/2010 Ish-shefi Dogjani debaton me Ylli Pinarin, urdhri për tokën nga ministri i Mbrojtjes
TIRANË- Ylli Dogjani, ish-shefi i logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes në seancën e djeshme deklaroi se nuk ka pasur dijeni për shoqërinë, e cila kishte marr në dorëzim Gërdecin. Këtë fakt, sipas tij, e ka mësuar vetëm pasi ka ndodhur ngjarja, edhe pse ka kryer disa veprime të para në lidhje me procedurat e ruajtjes së pronës e njohur si parcela 126. Ai tha se pak ditë pasi kishte marrë detyrën e Drejtorit të Logjistikës në Komandën e Forcave të Bashkuara është njohur me një urdhër të ministrit të Mbrojtjes. “Sipas mendimit tim, kishim të bënim me dhënie me qira të një objekti si dhe përpilimit të kontratave të ngritjes. Në pikën 5 ishte parashikuar marrja e masave për kontraktorët dhe regjistrimin e hyrje-daljeve. Për mendimin tim, urdhri numër 550 kishte mangësi të theksuar ligjore. Ndërsa drejtorisë që unë drejtoja i ishte lënë përgjegjësia për dhënien e sipërfaqes dhe hartimit të kontratës, për këto dy probleme, Komanda e Forcave të Bashkuara mbështetur me përcaktimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 162 rezultoi se nuk kishte në dispozicion sipërfaqe terreni. Mbështetur në urdhrin 709 të vitit 2007 nuk kishte tagrin të hartonte kontrata, por kishte tagrin të propozonte. Po t’i referohemi urdhrit numër 550 ishte në kundërshtim me ligjet e urbanistikës që i takon pushtetit vendor”, tha Dogjani. Problemet vazhdoi ai janë hedhur të gjitha në një shkresë. “Për sipërfaqen 200 metra katrorë nuk kemi bërë kërkesë për dhënien e këtij terreni. Ky propozim ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes. Ndjekja është bërë nga sektori i kazermës, zoti Kristaq Arapi. Komanda e Forcës së Bashkuar ka dy kontratat e qirasë, numër 4343/1 dhe 4343/2 në këto kontrata përcaktohej se kush do të vinte në dispozicion terrenin dhe këto kontrata ja faturonin dhënien e terrenit brigadës ajrore. Për këtë nuk kanë raportuar. Shkresa e Forcave të Armatosura ka ardhur më 30 korrik të vitit 2007 në të cilën përmendej se ishin prishur objektet. Më datën 31 tetor të vitit 2007 informon me një procesverbal që gjithçka ju dorëzua MEICO-s konform rregullave”, vazhdoi Dogjani.
Ruajtja e pronës nga MEICO
Dogjani dje ia faturoi të gjithë gabimet ministrit të Mbrojtjes. “Nga urdhri 1208 janë parashikuar municionet e planëzuara nëse kishin dalë nga përdorimi i planëzimit. Gjykoj se është detyra e urdhërdhënësit, pra e ministrit të Mbrojtjes. Vartësit e mi më kanë thënë që ruajtja e pronës 126 bëhej nga MEICO. Për ruajtjen e Gërdecit, mesa mbaj mend më ka vënë në dijeni Kristaq Arapi. Nga drejtoria ime nuk ka informacion që prona 126 ishte dhënë MEICO-s nga Forca e Bashkuar. Për ruajtjen e objekteve nuk ka pasur urdhër, ndërkohë që për ngarkim shkarkim ka pasur urdhër. Nga Ministria e Mbrojtjes ka ardhur autorizimi për lidhjen e kontratës së qirasë pa bërë kërkesë”,-tha Dogjani
Paulin Paluku ushtarak me detyrë
Unë përgatisja praktikat e urdhrave që përcaktonin sasinë dhe cilësinë e municioneve, të cilat ne ushtarakët i njohim me termin jashtë armatimit. Në këtë kategori përfshiheshin municione, të cilat nuk ishin më pjesë e organikës së reparteve ushtarake në të gjithë vendin. I tillë ka qenë dhe një nga urdhrat e ministrit të Mbrojtjes për të kaluar një sasi të konsiderueshme municioni drejt ish-repartit të Gërdecit. Unë kam bërë sistemimin dhe përcaktimin e municioneve, të cilat sipas urdhrit ishin në repartin e Rinasit dhe do të kalonin drejt Gërdecit për demontim. Mbaj mend që fishekët që u përzgjodhën fillimisht për demontim në Gërdec kishin gëzhojë çeliku. Në Gërdec ka kaluar vetëm municioni, i cili nga ne ushtarakët ishte përcaktuar si municion jashtë armatimit.