E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet ndryshim i Ligjit për Zgjedhje

Përgjegjësit e institucioneve që kanë organizuar zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë ndryshim të Ligjit për zgjedhje. Gjatë konferencës dyditore me temën “Mësimet e nxjerra nga zgjedhjet 2009-2010” janë paraqitur një sërë problemesh, të cilat e kanë shoqëruar procesin zgjedhor.

Drejtuesi i koalicionit të OJQ’ve “Demokracia në Veprim”, Ismet Kryezi, gjatë konferencës kërkoi që të thjeshtësohet sa më shumë procesi zgjedhor nëpërmjet ndryshimit të ligjit.
Shefi i KZAP’it, Tahir Rreci, ka theksuar se ndryshimi i ligjit për zgjedhjet duhet të ndryshojë mbi 90 për qind.

Ndërsa Nesrin Lushta, kryetare e KQZ’së, ka rekomanduar që vota me kusht në të ardhmen të mos ekzistojë. Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të partive politike, të cilët po ashtu kritikuan procesin zgjedhor në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›