Rama e Meta, te ndare ne Madrid
Kryetari socialist Rama dhe kreu i LSI, Meta, kane qene te ndare ne Madrid, teksa kane marre pjese ne punimet e Keshillit te PSE-se. Kryetari Socialist, Edi Rama u premtoi emigranteve shqiptare ne Greqi, levizje te lire ne vendet "Shengen", ne mandatin e pare te PS-se ne pushtet, pak para se te merrte rrugen per ne Spanje.. Ndersa kreu i LSI-se Ilir Meta, u ankua ne Madrid per miratimin e njeanshem te Kodit te ri Zgjedhor nga dy partite e medha politike. Dy dite me pare, kreu socialist Rama nisi turin e tij, duke u ndalur fillimisht ne Athine. Pas vizites ne Athine, Rama mori pjese dje ne takimin e Keshillit te Partive Socialiste Evropiane, qe zhvillohet ne Madrid, ku jane "bashkuar" me Meten, por ne te njejten salle. Kreu socialist Rama eshte takuar me personalitetet me te larta te ketij grupimi politik, dhe me statusin e kryetarit te IS per Evropen Juglindore. Keshtu ai ka zhvilluar nje takim me kreun e Internacionales, Papandreu si dhe me sekretarin e pergjithshem te IS, Ajala. Njeheresh ai zhvilloi nje takim dhe me Martin Shultz, kryetar i grupit Parlamentar i PSE, te cilin e informoi per reformen elektorale. Rama e ftoi ne takimin e Komisionit te Internacionales Socialiste, bashke dhe me Papandreun dhe Ajalen, ne janar te 2009. Edi Rama takoi dhe Kancelarin austriak, Gusenbauer, Veltronin, kryetarin e te majtes italiane dhe Rasmusen, Presidentin e PSE. Tjeter takim ishte ai me Kryeministrin bullgar dhe njekohesisht kryetarin e PS bullgare, Stanishev, i cili premtoi se do te dergoje ne Tirane nje ekip per disa ceshtje te programit te ri qeverises te PS. Fjala e Edi Rames eshte planifikuar nga organizatoret per t'u mbajtur sot paradite, nderkohe qe me pas lideri opozitar do te nderprese qendrimin ne Madrid, per shkak te axhendes ne Tirane, ku do te marre pjese ne dreken e shtuar nga Presidenti Topi, per nder te vizites se Berluskonit. Nderkohe qe Meta, gjate takimeve qe zhvilloi me perfaqesues te larte te se majtes evropiane si Schultz etj, Meta ngriti shqetesimin per miratimin e Kodit. Gjate takimit me Meten, Sekretari i Pergjithshem i Socialisteve Evropiane, Korderi, shprehu shqetesimin ne lidhje me pasojat e administrimit te zgjedhjeve sipas Kodit te ri Zgjedhor. Rozeta Rapushi