Kërkohet rritja e shkallës së kualifikimit për punësimin e pedagogëve
17/03/2010 Aplikimi i sistemit të Bolonjës në universitetet shqiptare
Doktoratura do të jetë një tjetër kusht që pedagogët do të duhet të përmbushin për tu bërë pjesë e procesit të mësimdhënies në universitetet publike të vendit. Gjatë takimit të zhvilluar dje ndërmjet ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, dhe stafeve akademike të kryesuara nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, janë prezantuar ndryshimet që do të realizohen në rekrutimin e stafeve akademike. Një ndër më të rëndësishmet do të jetë kërkesa për rritjen e shkallës së kualifikimeve gjatë procesit të rekrutimit të stafeve që do të punësohen pranë strukturave universitare publike. Sipas ministrit të Arsimit, reforma e sistemit të arsimit të lartë në përputhje me standardet e Bolonjës dhe performanca e tij në hapësirën evropiane të arsimit të lartë kërkojnë së pari një profesorat të niveleve evropiane. “Objektivi ynë politik është promovimi i shpejtë i të rinjve për krijimin e profesoratit të ri në Shqipëri. Baza për këtë është shkolla e doktoratës”, deklaroi ministri Tafaj. Kështu, gjenerata e re e doktorantëve që futet në Universitetin e Tiranës, do të mund të angazhohet në mësimdhënie si dhe në projektet e kërkimit shkencor. “UT-ja duhet të synojë që juria e doktorantëve të bëhet me një anëtar profesor të një universiteti të huaj. Kjo është shumë e rëndësishme për garën internacionale të UT-së”, shtoi Tafaj. Aktualisht Universiteti i Tiranës ka 1/5 e pedagogëve që përfshin sot arsimi i lartë në vend, por vetëm një e treta e tyre kanë gradën “doktor” apo titullin “profesor i asociuar” dhe “profesor”. Kjo e fundit tregon se është e domosdoshme që të shtohen mundësitë për kualifikimin e pedagogëve të rinj, sikurse edhe për rikthimin në atdhe të të gjithë emigrantëve të suksesshëm në fushën akademike. Gjatë këtij aktiviteti, rektori Kule vendosi theksin në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në organizimin e studimeve universitare, sikurse theksoi nevojën për ligjin për financimin e universiteteve. "Besoj se brenda vitit ministria do të ketë përfunduar hartimin e ligjit për financimin e universiteteve, që do ti japë një tjetër rol autonomisë sonë”, ka deklaruar Kule. Në funksion të këtyre nismave është pohuar se do të vijojnë të mbështeten nga Fondi i Ekselencës studentët më të mirë të doktoratës, për të realizuar studimet e tyre jashtë vendit. Me ndryshime do të shoqërohet edhe reforma e kurrikulave mësimore që do të përdoren në auditorët tanë, ku përveç aspekteve të strukturës, fokusi do të vendoset edhe në çështje të përmbajtjes dhe kualifikimeve që fitojnë të diplomuarit pas çdo cikli studimi.
Detaj
Edhe për këtë vit do të vijojnë të mbështeten nga Fondi i Ekselencës studentët më të mirë të ciklit të doktoraturës. Këta të fundit do të mbështeten financiarisht nga shteti për të realizuar studimet kualifikuese në universitetet e huaja, por do të jenë të detyruar që pas mbarimit të ciklit të studimeve të rikthehen në vend, për të kontribuar për institucionet universitare. Nga ky fond, që kap vlerën e më shumë se një milion dollarëve, do të mund të përfitojnë aplikuesit që kryejnë studimet e doktoratës, studentët, pedagogët, si dhe shkencëtarët e rinj, për studimet e postdoktoratës jashtë vendit. Kategori të tjera që do të përfitojnë nga fondi do të jenë edhe studentët fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare, si dhe autorët e botimeve shkencore me nivel të lartë akademik.