Mbaron afati i komandimit, Prokuroria e Durrësit në kolaps
17/03/2010 Shumë dosje mbeten pa analizuar. Bujar Sheshi: Nuk shkoj prej 2 ditësh në Durrës
TIRANE- Prokuroria e rrethit të Durrësit prej tre ditësh po qëndron pa drejtues, çka ka sjellë edhe mosanalizimin dhe funksionimin e rregullt të këtij organi. Përveç dosjeve që dërgohen në gjykatë, masave të sigurimit apo dhënien e pretencave të ndryshme, në këtë Prokurori nuk kryhen analiza apo hetime të mirëfillta. Shkak i kolapsit është bërë përfundimi i kohës së komandimit të prokurorit Bujar Sheshi, i cili pas largimit të Arjan Ndojës u urdhërua nga Ina Rama që të drejtonte organin e akuzës së qytetit Durrës. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe nga vetë prokurori Bujar Sheshi, i cili nëpërmjet një bisede telefonike është shprehur për gazetën “Metropol” se që prej datës 14 mars nuk ka pasur të drejtën e firmosjes së akteve hetimore. Sheshi sqaron se nisur nga kjo situatë ai që prej dy ditësh nuk është paraqitur në Prokurorinë e Durrësit. Fillimisht komandimi i tij është bërë me dy muaj, por për arsyen e mosgjetjes së një emri konkret për t’i besuar postin e drejtuesit të Durrësit, Kryeprokurorja Ina Rama ka vendosur të zgjasë edhe me dy muaj të tjerë komandimin e Bujar Sheshit. Mirëpo duke qenë se neni 25/a i ligjit për funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk parashikon zgjatjen e komandimit të një prokurori më shumë se 4 muaj, Ina Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veç se të rikomandojë në Durrës një prokuror tjetër ose t’i propozojë për dekretim Presidentit Topi, njërin nga katër emrat e votuar nga anëtarët e Këshillit. Mësohet se aktualisht e drejta e firmosjes së dosjeve i ka kaluar zv/drejtuesve të kësaj prokurorie, e cila për nga madhësia në shkallë vendi rezulton e dyta, pas asaj të Tiranës. Burimet thanë se “timonin” e Prokurorisë së Durrësit e ka marrë “de facto” prokurorja Elena Bakallbashi. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, në këtë Prokurori janë hasur vështirësi për sa i përket analizimit të çështjeve dhe drejtimin e hetimeve për disa raste konkrete. Probleme ka edhe për sa i përket marrjes së vendimeve për fillimin ose pushimin e dosjeve, ku për të kryer një gjë të tillë duhet fjala e drejtuesit të Prokurorisë.
Neni 25, komandimi i prokurorit
(Shtuar një fjali në fund të shkronjës “a” me ligjin nr. 10 051, datë 29.12.2008, neni 12)
Prokurori i Përgjithshëm mund të komandojë prokurorë nga prokuroritë ku punojnë në Prokurori të tjera:
Jo më shumë se katër muaj në vit, në rastet kur një Prokurori nuk funksionon normalisht, për shkak të pamjaftueshmërisë së numrit të prokurorëve dhe të mbingarkesës së tyre; ky afat mund të zgjatet deri në tetë muaj, nëse prokurori i komanduar jep pëlqimin.
Jo më shumë se kohëzgjatja e përfundimit të një procedimi penal të veçantë, kur paraqitet nevoja e kryerjes së hetimeve paraprake apo e gjykimit të tij.