E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: Në Itali, asnjë skuadër s’është e frikshme

Pas fitores në derbi, trajnerit të Interit Klaudio Ranieri duket se i ka ardhur “oreksi”.

Duke folur në prag të ndeshjes së Kupës ndaj Xhenoas, të enjten në mbrëmje, ai ka deklaruar se ndeshja e së dielës ka rritur moralin e ekipit. “Mundëm një prej ekipeve më të forta të momentit, - tha ai. - Në Itali nuk ka asnjë skuadër të frikshme, e vetmja që mund të jetë është Peskara e Zemanit. Titulli? Nuk e di, kemi disa skuadra para nesh, që mendoj se janë duke ecur më mirë se ne. Të shohim”, shtoi Ranieri.

Në lidhje me derbin, ai deklaroi: “Kam dëgjuar kritika se bëmë katenaço, më vika mirë që këtu në Itali jemi bërë të gjithë spanjollë. Gjithsesi, ju them se unë preferoj të luaj kështu dhe të fitoj ndeshjen, pasi luanim një sfidë të rëndësishme”.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›