E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkoi lirinë, shtyhet seanca për Safet Gjicin

Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit,  Safet Gjici.

Mbrojtja e ish-kryebashkiakut, tha se Gjici ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Avokati i zgjedhur prej tij Markeljan Jançe ka theksuar Gjici se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi.

Sipas tij gjendja shëndetësore e Gjicit është rënduar dhe në IEVP Lushnje ai nuk ka kushte mjekimi dhe i rrezikohet jeta.Avokati ka pohuar se klienti i tij ka zgjerim të aortës dhe disa probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Po ashtu, në sallë është paraqitur edhe raporti mjekësor mbi gjendjen e Gjicit dhe vendodhja e tij, kërkesë kjo e kryetares së seancës gjyqësore.
Sakaq Gjyqtarja e çështjes Suela Lika kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Gjithashtu gjyqtarja Lika kërkoi të sillen të gjitha kartelat mjekësorë të Gjicit që nga koha e paraburgimit.

Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›