Pezullohet kreu i muslimaneve Muca Nuk e braktis detyren
TIRAN- Ka reaguar mejehere kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar Selim Muca pas pezullimit nga detyra nga kryesia e Komunitetit. Ne reagimin e tij nepermjet nje konference per shtyp Selim Muca tha se personat qe moren kete vendim sot jane mbledhur ilegalisht. Ai tha se nuk do ta braktis detyren si dhe do marre masa ndaj ketyre personave. Ata kane marre nje vendim antistatutore dhe antiligjor tha Muca. Keta persona u shpreh me tej ai kane kaluar cdo norme institucionale.
Kryesia e Komunitetit Musliman Shqiptar pezulloi me heret sot nga detyra kreun e komunitetit Selim Muca. Kryesia komandoi menjehere ne vend te tij Myftiun e Rrethit Durres Ilir Vokshin. Sipas njoftimeve nga kryesia pezullimi erdhi pasi Muca kishte ndermarre disa veprime anti-statusore dhe te jashteligjshme. Kryesia mesohet ti kete kerkuar disa here Muces te repektoje institucionin qe drejton ndersa ai ka vazhduar me sjellje manipuluese.