E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebet dymuajshe, vaksine per 5 semundje

Per te gjitha bebet qe kane lindur nga 1 janari i 2009, do te ofrohet tashme ne poliklinika, vaksina e re pentavalente. Kjo vaksine parandalon njekohesisht 5 semundje te rendesishme si difterine, tetanosin, kollen e mire, hepatitin B si dhe semundjen e meningjitit, te shkaktuar nga hemofilus te tipit B. Vaksina do te sherbehet falas dhe sipas ministres se Shendetesise, kjo vaksine do te zevendesoje tre vaksina te tjera, qe beheshin per bebet vec e vec.

Pentavaksina

Bebet ne moshen 2-muajsh, do te kryejne per here te pare vaksinen pentavalente. Kjo vaksine e re do te merret vetem ne 3 doza dhe jo ne nente, sic ka ndodhur deri me tani.

"Kalendarit kombetar te vaksinimit iu shtua dhe nje vaksine e re, qe hyri ne ditet e para te vitit 2009. Po duke qene se vaksinimi i pare behet ne moshen dy muajsh, ky eshte bebi i pare sot, qe beri vaksinen. Eshte nje vaksine qe mbron nga shume patologji te sistemit respirator, por dhe nga nje patologji mjaft e rendesishme qe eshte meningjiti, nga ky lloj hemofilus, pra hemofilus influence i tipit B. Eshte nje meningjit qe ka mortalitet mjaft te larte, i cili mbetet ne nje mortalitet qe meriton vemendje te vecante dhe nese trajtohet", beri te ditur Anila Godo, ministre e Shendetesise. Sipas saj, ne Shqiperi ka ekzistuar vaksina trevalente dhe bebet e lindura nga dhjetori i vitit te shkuar e tutje, do te vazhdojne te trajtohen me kete lloj vaksine, e cila kushton 3,2 dollare. Per sa i perket cmimit te vaksines se re, e cila po aplikohet ne te gjitha vendet e zhvilluara, vetem njera prej tyre do te kushtoje afro 4 dollare.

Fushata

Drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli, thote se e gjithe kostoja e kesaj fushate, qe do te behet per bebet qe kane mbushur 2 muaj, ato 4 dhe 6 muaj, do te mbulohet nga buxheti i shtetit. "Qeveria shqiptare paguan nje pjese te rendesishme te vaksines dhe pas pak kohe do te paguaje te gjithe vaksinen. Jemi te bindur qe futja e kesaj vaksine, do te prodhoje shendet ne Shqiperi, do te kemi me pak meningjit, me pak pneumoni, me pak semundje te tjera respiratore te rrezikshme. Te gjithe femijet qe kane lindur kete vit, mund ta perfitojne kete vaksine falas" tha Alban Ylli, drejtor i Shendetit Publik. Vaksina e re pentavalente, apo 5 ne nje, eshte ne forme te lengshme, qe permban vetem nje doze, qe do te thote nje flakon per nje femije. Femijet e porsalindur do te vazhdojne te vaksinohen me vaksinen e hepatit B, menjehere pas lindjes.

Semundjet qe shkakton Haemophilus Influenzae tip B

Pavaresisht nga emri nuk ka lidhje me influencen apo gripin.

Ai eshte nje bakter qe infekton hunden dhe fytin duke vazhduar me tej ne pjese te tjera te trupit si mushkerite, cipat e trurit, zemren, kycet, kockat dhe lekuren.

Ai mund te shkaktoje nje semundje shume serioze, te quajtur meningjit nese infekton cipat e trurit.

Te gjithe femijet me meningjit nga Hib qe nuk trajtohen vdesin

Edhe ne rast se trajtohen, perreth 1 ne 20 femije me meningjit nga Hib mund te vdesin

Edhe ne rast se trajtohen, ka shume gjasa qe keta femije te pesojne shurdhim.

Rreth 1 ne 3 femije qe mbijetojne, mund te paraqesin demtime te trurit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›