E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ringjallja e Romneyt

Ish-Guvernatori i Massachusetsit dhe kandidati i republikanëve për president të SHBA-së, Mitt Romney, sipas anketave të fundit, kryeson me 49 për qind te preferencave përballe 45 për qind, sa preferohet presidenti aktual i SHBA-së, Barack Obama. Nëse do te konfirmohet, një situate e tillë do të ishte një kthesë e papritur dhe e shumëdëshiruar për Romneyn, qe prej kohesh renditej pas presidentit ne sondazhet në rrafsh kombëtar.

Shpresat e republikaneve për fitore janë ripërtërire nga një sondazh i ri kombëtar i realizuar mes votuesve te mundshëm amerikane nga 'Pew Research Center', që tregon se debati i pare televiziv mes dy kandidatëve presidenciale pë president të SHBA-së solli për kandidatin republikan, Mitt Romney edhe përmbysjen e dëshiruar në anketa, duke e renditur tashmë në krye.

Ish-Guvernatori i Massachusetsit sipas anketave të fundit, kryeson me 49 për qind te preferencave përballe 45 për qind, sa preferohet presidenti aktual i SHBA-së, Barack Obama. Nëse do te konfirmohet, një situate e tillë do të ishte një kthesë e papritur dhe e shumëdëshiruar për Romneyn, qe prej kohesh renditej pas presidentit ne sondazhet në rrafsh kombëtar.

Te dhënat janë shqetësuese për Obamën, qe vetëm një muaj më parë gëzonte një epërsi prej 8 pikësh ndaj rivalit te tij. Anketime te tjera post-debatit pritet te japin rezultatet e tyre.

Rezultatet e anketave të fundit si duket kanë shtuar tej mase besimin e Romneyt për fitore. Romney tha se nëse i fiton zgjedhjet e muajit ardhshëm, ai do të jetë një president i fortë në arenën ndërkombëtare. Ai përdori një fjalim në Institutin Ushtarak të Virginias për të akuzuar Obamën se ka treguar dobësi në drejtimi e politikës së jashtme.

Mitt Romney u përpoq të sqaronte për votuesit se si do ta drejtonte politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara nëse zgjidhet president dhe bëri dallime mes pikëpamjeve të tij dhe atë, që ai e quan udhëheqje të dobët të presidentit Obama në çështjet globale.

Ai u përqendrua kryesisht në Lindjen e Mesme, ku Romney tha se sulmet ndaj ambasadave amerikane, përfshirë sulmin në të cilin u vra ambasadori amerikan në Libi, nuk ishin të rastësishme, por “një shprehje e një lufte më të madhe” që po zhvillohet në rajon.

Ish guvernatori i Massachusetts, tha se më në fund edhe vetë Presidenti Obama e ka pranuar se sulmi që ka ndodhur në Libi është vepër e terroristëve. Romney akuzoi presidentin se ka dështuar të udhëheqë.

“Dua të jem shumë i qartë se faji për vrasjen e njerëzve tanë në Libi dhe sulmet mbi ambasadat tona në shumë vende bie vetëm mbi autorët e tyre dhe askënd tjetër. Por është përgjegjësi e Presidentit që të përdorë fuqinë e madhe të Amerikës, për të krijuar historinë e jo të udhëheqë nga prapa, duke lënë fatin tonë në mëshirën e ngjarjeve. Për fat të keq, nën presidentin Obama ne jemi pikërisht në këtë rrugë në rajonin e Lindjes së Mesme”, tha Romney.

Romney tha se si president ai do të mbështesë miqtë të cilët ndajnë vlerat e Amerikës dhe do të vendos “kushte të qarta” për ndihmën e jashtme amerikane.

Romney akuzoi presidentin Obama për mungesë lidershipi edhe në lidhje me Sirinë. Por ai tha se ai do të bëjë gjithçka për të ndihmuar udhëheqësit e ardhshëm të Sirisë. Romney theksoi se duhet të identifikohen anëtarët e opozitës siriane që ndajnë vlerat me amerikanët dhe pastaj duhet të sigurohet furnizimi i tyre me armë.

Romney kritikoi edhe politikat e presidentit Obama ndaj programit bërthamor të Iranit dhe akuzoi presidentin se është përpjekur të distancojë Shtetet e Bashkuara nga Izraeli.

Shtëpia e Bardhë dhe fushata e presidentit Obama reagoi menjëherë ndaj fjalimit të Romneyt.

Zyrtari i fushatës së presidentit Obama, Ben LaBolt, tha se anketat e opinionit publik tregojnë se Obama është në epërsi ndaj Romneyt në çështjet e sigurisë kombëtare, mes tjerash, për shkak të përfundimit të luftës në Irak, dobësimit të Al-Qaidës dhe vrasjes së Osama bin-Ladenit.

Madeleine Albright, e cila ishte Sekretare e Shtetit në administratën e presidentit demokrat Bill Clinton, tha se qëndrimet e Romneyt, veçanërisht në çështjet tregtare, “janë të gabuara”.

“Për ata që nuk kanë shumë njohuri mbi politikën e jashtme ky fjalim ndoshta duket mjaft i mirë, por unë mendoj se është i mbushur me gjëra të përgjithshme dhe pa substancë. Idetë si arritja e paqes përmes qartësisë, forcës dhe vendosmërisë nuk janë ide të politikës së jashtme”, theksoi Albright.

Analistët thonë se nuk është e qartë nëse fjalimi i Romneyt mbi politikën e jashtme do të ndihmojë fushatën e tij politike, në një kohë kur ekonomia amerikane është çështja kryesore.

Romney ka përfituar nga paraqitja e dobët e Presidentit Obama në debatin presidencial të javës së kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›