"Kerkojne masa shtese te sigurise"
Komitetit per Siguri i komunes se Mitrovices shqyrtoi dje situaten e sigurise pas incidenteve nderetnike qe ndodhen te marten ne mengjes, ne Lagjen e Boshnjakeve. Kryetari i komunes, Bajram Rexhepi shtroi nevojen per masa shtese te strukturave te sigurise ne keto pjese te qytetit. "Lagjet ku kane ndodhur incidentet e fundit kane qene dhe vazhdojne te jene dy pjeset me te ndjeshme sa i perket aspektit te sigurise, prandaj strukturat e sigurise duhet te rrisin pranine e tyre", ka thene Rexhepi. Ai u shpreh se kishte takuar me nje grup te banoreve te ketyre lagjeve, te cilet jane mjaft te shqetesuar per gjendjen e krijuar pas incidenteve.