E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Nuk ka negociata me Serbine

Prishtina nuk do te bisedoje ne asnje rrethane, ne asnje kohe dhe me asnje kusht me Beogradin per gjashte pikat e propozuara nga Ban Ki-Mun. Ky ka qene reagimi i kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, ne nje interviste per gazeten "Koha Ditore" mbi pretendimet fundit te Serbise, ku zyrtaret e Beogradit pas takimit qe zhvilluan me kreun e misionit te OKB-se, Lamberto Zannier, paten disa oferta prej tij per Policine, Drejtesine dhe Doganat e Kosoves. Sipas kreut te ekzekutivit kosovar, keto ceshtje askush tjeter nuk mund te bisedoje dhe nuk do te bisedoje, duke shprehur vendosmerine e tij dhe kembenguljen se do te respektohet vetem Kushtetuta e Kosoves dhe jo "deklaratat ad hoc te kujtdo qofshin". Per sa i perket njohjes se shtetit me te ri, kryeministri nuk ka pranuar se ka ngecje ne lobim, duke vleresuar se njohjet "nuk duhet kuptuar dhe shikuar ne kuptimin numerik". I pyetur per premtimin e tij per njohjen e Kosoves nga 100 shtete te botes, pas shpalljes se pavaresise, Thaci ka bere nje krahasim te njohjes se Kosoves me njohjet e vendeve te tjera te ish-Jugosllavise, duke e cilesuar si "nje mrekulli". Sidoqofte, duke shpjeguar se Kosoven e kane njohur vendet me te fuqishme boterore, ai ka thene se kontakti me keto vende eshte i vazhdueshem, ndersa ka premtuar se do te kete ecje vetem perpara dhe se Kosova do te njihet jo vetem nga 100 shtete, por nga e gjithe bota demokratike. Perpos kesaj, ai siguri se shteti kosovar do te jete pjese e organizatave kryesore boterore si Organizata e Kombeve te Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO, Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar. "Une jam ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet nderkombetare. Natyrisht qe rajoni yne ka probleme te vecanta qe i takojne mentalitetit te se kaluares, por, perfundimisht, ne Kosove, si shtet i pavarur, duke u respektuar dhe garantuar integriteti territorial i vendit tone prej NATO-s, SHBA-ve, BE-se, do te kete paqe, stabilitet dhe bashkepunim rajonal", vleresoi Thaci. Ekzekutivi eshte sfiduar nga ligjvenesit edhe per mungesen e sundimit te ligjit ne mjediset serbe, perkatesisht per ngritjen e strukturave komunale te dala nga zgjedhjet e paligjshme serbe te 11 majit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›