E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojnë të drejta të barabarta

Gratë kërkojnë vend të barabartë në tavolinat e negociatave për paqe, në borde të korporatave, si dhe në Qeveri e në administratë të shtetit të tyre. Shtetet që inkuadrohen gratë në këto institucione bëhen më të forta dhe më të bashkuara, prandaj kërkohen të drejtat e barabarta që të shkojnë në shkollë, të posedojnë pronë dhe të kenë arsim kualitativ, është thënë gjatë shënimit të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Garat me disa aktivitete kanë shënuar këtë ditë, duke filluar nga ura e Arbërisë për të marshuar në këmbë deri tek salla 1 tetori.

Në këtë sallë ka qenë një numër i madh grave, të cilat kanë dëgjuar edhe një fjalim të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke i dhënë mbështetje atyre.

Sejdiu, ka thënë se Kosova ka pas përjetime të vështira dhe është shumë e vërtet se në këto përjetime pa rolin e femrës në edukatë, në ndërtim të familjes, në ndërtim të brezit të tërë të gjeneratave s’do të mund të ishim ku është sot Kosova.

Sipas tij kur ka paq, ka ndërtim, kur ka paqe ka mesazhe të mira dhe kur ka paqe ka ofrim mes njerëzisë për bashkëpunim mes popujve.

Sejdiu, ka theksuar se roli i gruas ka qenë dhe mbetet esencialisht i pandashëm nga zhvillimet e shoqërisë.

“Zoti ka ditë të bëjë dikë më shumë apo më pak, por e ka bërë njeriun edhe njeriun burrë edhe njeriun grua të jenë të barabartë sepse i duhen jetës i duhen botës. Them se pikërisht roli gruas, roli vajzës në familje ka qenë dhe do të mbetet esencialisht i pandashëm nga zhvillimet e rëndësishme të një shoqërie. Ju mirë qeni zgjedhur pikërisht edhe moton themelore se një grua e fuqishme pa një komb të fuqishëm pa një shoqëri njerëzore të fuqishme dhe si të tilla them se çdo komb në rrugëtimin kapërcyer me sfidat më të rënda dhe më vështira që ka pas, duke pasur të pa imagjinueshëm rolin e tij të brendshëm nënat e atij kombi, gratë e atij kombi”, ka theksuar Sejdiu.

Nga ana tjetër, Hamide Latifi drejtoresh e organizatës “Gratë për Gratë”, ka thënë se në Kosovë ende paqja është shumë e brishtë, shumë nëna dhe gra ende vajtojnë familjarët e pagjetur edhe 12 vjet pas mbarimit të luftës.

Ajo ka deklaruar se fuqia e gruas për ndërtimin e paqes është e pakontestueshme dhe tashmë të gjitha llogarit e bëra në botë kanë treguar se paqja kushton më pak sesa lufta. Prandaj sipas saj, gratë e bashkësive të ndara bashkojnë duart që të ndërtojnë urat e paqes ndërmjet bashkësive dhe kombeve të tyre.

Latifi, ka theksuar se gratë kërkojnë të drejta të barabarta në shkollë dhe të kenë arsimim më kualitativ.

“Gratë kërkojnë vend të barabartë në tavolinat e negociatave për paqe në borde të korporatave si dhe në qeveri dhe në administratë të shtetit të tyre. Shtetet që kyçin gratë në këto institucione bëhen më të forta dhe më të bashkuara. Gratë janë shtylla për ndërtim të ekonomive më të forta dhe shoqërive më stabile. Gratë kanë nevojë për më shumë resurse që të udhëheqin bashkësitë e tyre dhe kombet e tyre në paqe dhe siguri. Gratë kërkojnë të drejta të barabarta që të shkojnë në shkollë, të posedojnë pronë dhe të kenë arsim kualitativ. Ato kërkojnë trajnime që të kenë vende pune për të mbajtur veten dhe fëmijët e tyre”, ka theksuar Latifi.

Ndërsa, Henk Voskamp ambasador i Holandës në Kosovë, ka thënë se duke u kthyer në 10 vitet e kaluara, gratë kosovare kanë qenë në një gjendje shumë më të rëndë. Ai ka komplimentuar gratë për punën e arritur deri më tash.

“Nëse ktheheni pas 10 vite e shikoni se ku keni qenë vet dhe ku ka qenë vendi i juaj do të shikoni që pas 10 viteve vendi ka përparuar dhe ku keni prosperuar. Unë ju komplimentoj për të gjitha arritjet mirëpo e dimë që ka mbetur edhe shumë për tu bërë prandaj ju jap kurajo që të vazhdoni dhe të arrini më shumë”, ka theksuar Voskamp.

Ky manifestim është organizuar nga organizata “Gratë për Gratë”.

Shënohet 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave

Në Kosovë si edhe në shumë vende të Botës, sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave, me qëllim që të nderohen arritjet e grave.

Gjatë ditës në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të shumta.

Me rastin e kësaj dite, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka thënë se gjatë 15 vjetëve të kaluara janë parë shumë shembuj të progresit të grave.

Sipas tij, këtu përfshihet numri në rritje i vendeve që i implementojnë politikat e mbështetjes së barazisë gjinore, pastaj gjithnjë e më tepër vajza e marrin së paku shkollimin fillor, ndërsa më tepër femra i udhëheqin bizneset dhe marrin pjesë në qeveri.

Por, Ban Ki-mun, ka theksuar se padrejtësia dhe diskrimimini kundër grave vazhdojnë gjithkund, në formën më të keqe, që është dhuna.

Sipas tij, shumë vajza dhe gra vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime të martesës detyrimisht të hershme, me kërcënimin e të ashtuquajturës vrasje me nder, me keqtrajtime seksuale dhe trafikim.(Kosovapress)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›