Pahor: Na pret një konferencë shumë të rëndësishme dhe historike
Konferenca rajonale që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, nga kryeministri i këtij vendi Borut Pahor është konsideruar si një rast ku vendet e rajonit do të mund të paraqisnin atë se çfarë mund t’i ofrojnë ato Bashkimit Evropian, e jo vetëm të presin çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian për to. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Prishtinë, kryeministri slloven Pahor, e ka vlerësuar konferencën e Bërdos që do të mbahet më 20 mars, si një ngjarje të rëndësishme politike për Ballkanin Perëndimor.
Të dy kryeministrit kanë dhënë vetëm nga një deklaratë për media, duke mos lënë hapësirë për pyetje, ndërkohë që kanë vlerësuar bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, ndërkaq konferencën që do të mbahet në Slloveni e kanë konsideruar si një rast për të zgjidhur probleme të ndryshme që, siç ka thënë Pahor, për pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, mund të duken qesharake.
“Ideja është që të bashkohen, liderët e vendeve të rajonit, bashkë me liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të flasim për perspektivën evropiane të këtyre vendeve në të ardhmen dhe jo vetëm të pyesin se çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian për këto vende në këtë rajon, por edhe për atë se çka mund të bëjnë këto vende që t’i ofrojnë Bashkimit Evropian në të ardhmen”, ka thënë Pahor.
Kryeministri slloven ka thënë se janë 14 ditë në dispozicion për të zgjidhur problemet e natyrave teknike, në mënyrë që konferenca të ketë sukses të plotë.
Ai ka theksuar se nuk është problem vetëm që kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti Boris Tadiç të jenë të pranishëm në këtë konferencë, por janë edhe probleme tjera që mund të dalin gjatë konferencës.
“Dua që atje të jetë presidenti Tadiç dhe kryeministri Thaçi dhe ky nuk është problemi i vetëm që kemi, kemi edhe shumë probleme të tjera. Mund ta merrni me mend se ky është vetëm fillimi i problemeve me të cilat duhet të përballemi. Në fund ne do të dëshironim të dilnim me një deklaratë speciale mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Tash a mund ta imagjinoni se çfarë duhet bërë këshilltarët tanë, ministrat tanë të jashtëm dhe ne si liderë të qeverisë dhe shtetit, për 14 ditë. Por kush mund ta bëjë këtë punë më mirë se ne. Ma merr mendja, se në fund të fundit ne do të shohim një konferencë shumë të rëndësishme dhe historike në Slloveni, të organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia me përfaqësues shumë të lartë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Pahor.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë prezente në angazhimet e saj për bashkëpunim rajonal në mënyrë që rajoni të ketë perspektivë evropiane dhe euroatlantike.
Në kuadër të kësaj, ai ka çmuar lart kontributin e Sllovenisë dhe Kroacisë për konferencën rajonale.
“Ne do të jemi prezent në angazhimet tona për bashkëpunim regjional por edhe për perspektivë euroatlantike. E çmoj shumë angazhimin konkret dhe personal jashtëzakonisht të përgjegjshëm për paqen, stabilitetin, për bashkëpunimin në mes vendeve në rajon dhe idenë dhe iniciativën për konferencën që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, do të thotë konferencën e vendeve të rajonit për perspektivën evropiane, një konferencë për të ardhmen. Prandaj Kosova natyrisht do të jetë e përgjegjshme në këtë drejtim dhe do t’i përgjigjet sfidave të vlerave që i përafrojnë vendet tona dhe popujt tanë”, është shprehur Thaçi.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka theksuar bashkëpunimin e mirë të Kosovës me Slloveninë në të gjitha fushat, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje dhe se qëllimi i Kosovës është që të jetë sa më shpejtë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke punuar bashkërisht me të gjitha vendet e rajonit.
Kryeministri slloven Pahor ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke vlerësuar edhe qeverisjen aktuale, që sipas tij, ka bërë punë të prekshme që shihet kudo.
Dy kryeministrat, Thaçi e Pahor, pasi kanë përfunduar deklaratat për media, pa mundësi të pyetjeve, kanë vazhduar takimin e tyre.
Sllovenia është bashkorganizatore me Kroacinë të konferencës së Bërdos, e cila do të mbahet më 20 mars. Kryeministri Thaçi ka marrë ftesë për pjesëmarrje në këtë konferencë, në të cilën do të jetë i pranishëm edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannieri, porse do ta përfaqësojë vetëm UNMIK-un, përderisa Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur./kosovapress/