E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes një 54 vjeçar, bie nga kati i dytë

Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, S.N. 54-vjeçar është gjetur i vdekur në hyrje të një ndërtese në lagjen “Iliria” në Gjilan dhe sipas hetimeve të para dyshohet se ai ka rënë nga lartësia. Njësitet patrulluese nga Stacioni policor i Gjilanit dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konfirmuar se personi i shtrirë është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është njoftuar Njësiti i hetimeve rajonale dhe Njësiti i teknikës kriminalistike që kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe kanë filluar hetimet rreth rastit. Në bazë të hetimit paraprak dyshohet se viktima ka rënë nga ndonjë lartësi, gjegjësisht nga banesa e tij, e cila gjendet në katin e dytë. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij rasti tragjik.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës S.N., 54- vjeçar u dërgua në Institutin Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›