E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon bashkëpunim mes stafit civil dhe atij politik

Këshilli Ministror për Integrime Evropiane ka mbajtur takimin e radhës, ku ka diskutuar se ku ka arritur Kosova me agjendën e saj të integrimit dhe cilat obligime duhet t’i përmbushë në ditët në vijim. Por ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se duhet të ketë një bashkëdyzim mes shërbyesve civilë dhe stafit politik, në mënyrë që të reflektohet një energji pozitive në përmbushjen e kritereve.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se me publikimin e Studimit të Fizibilitetit, Komisioni Evropian në parim i ka dhënë Kosovës “dritën e gjelbër” për plotësimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe si parakusht i janë dhënë disa kritere të cilat janë lehtësisht të arritshme.

Ministrja ka thënë se institucionet e vendit janë zotuar se ato kritere do të përmbushen brenda këtij viti kalendarik. Gjithashtu, ajo ka thënë se sot në këtë takim do të dihet se ku ka arritur me agjendën e saj Kosova dhe cilat obligimet e saj në ditët në vijim.

Çitaku ka kërkuar një siguri për bashkëpunim më të madh mes stafit civil dhe atij politik në përmbushjen e kritereve.

“Ne duhet të sigurohemi që struktura e re negociuese bëhet në Marrëveshjen e Stabilizim - Asocimit të reflektoj një bashkëdyzim dhe si energji mes shërbyesit civil dhe stafit politik. Si një energjie të tillë duhet të sigurohemi që ka kualitet dhe angazhim në përmbushjen e detyrimeve por edhe përgjegjësi politike për bartësit e institucioneve relevante”, ka deklaruar Çitaku.

Për më tepër, ajo ka shtuar se paralelisht me përmbushjen e kritereve afatshkurtra Ministria e Integrimit Evropian në koordinim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë dhe zyrën e kryeministrit janë duke punuar në ndërtimin e strukturës negociuese e cila do të ketë mundësinë e e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit./kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›