E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i UNMIK-ut takon zyrtarët serb në Beograd

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, do të takojë sot në Beograd presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.

Zarif do të nisë takimet me Vulinin, ka bërë të ditur presidenca serbe, raporton rel.

Ajo nuk ka dhënë detaje për temat konkrete të bisedave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›