E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ndërmjet 9 automjeteve, lëndohen tre persona

Në qytetin e Gjilanit, dje pasdite një person me kamionin e tij ka humbur drejtimin dhe ka shkaktuar një aksident të madh.

Policia njofton se kamioni i cili ishte i ngarkuar me peshë të rëndë ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur tetë automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Me urdhër të Prokurorit është konfiskuar kamioni i cili ka shkaktuar aksidentin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›