Kërkon ndihmë nga Vishegradi
Ai këto komente i bëri të premten gjatë punimeve të takimit të Grupit të Vishegradit (V4), me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Pragë të Republikës Çeke, me ç’rast ka thënë se gjatë këtyre tre vjetëve pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka vendosur themelet e një qeverisjeje të mirë, stabilitetin dhe sigurinë brenda për brenda Kosovës.
“Kosova është njëra ndër modelet më të mira në botë, në integrimin e minoriteteve në pushtetin qendror dhe lokal”, tha Hoxhaj.
Duke iu referuar Raportit të Progresit për vitin 2011, Hoxhaj tha se Kosova ka në bërë një hap të pakthyeshëm drejt rrugës së saj evropiane.
“Për qytetarët e Republikës së Kosovës, rekomandimi në Raportin e Progresit për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave ka qenë një lajm shumë i pritur dhe pozitiv. Raporti i Progresit i Komisionit Europian është një kornizë e mirë për ne, për fuqizimin e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Hoxhaj, duke ftuar përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit që të ndihmojnë Republikën e Kosovë në procesin e liberalizimit të vizave dhe vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me institucionet e BE-së.
“Të gjitha shtetet anëtare të BE-së, ato që e kanë njohur edhe që nuk e njohur pavarësinë e Kosovës, duhet të mbështesin të ardhmen tonë evropiane. Kosova nuk guxon të mbetet vendi i vetëm i harruar dhe i izoluar në rajon”, ka thënë Hoxhaj.
Gjatë zhvillimit të takimit ndërmjet Grupit të Vishegradit dhe ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime të ndara me homologun e tij polak dhe atë hungarez.