E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemajli beson në kualifikim

Blerim Xhemajli po mendon qysh tash për ndeshjen e radhës të Napolit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt. Ky takim njëherësh do të jetë edhe vendimtar për ekipin italian, i cili do ta ketë trenin e fundit për kualifikim në të tetën e finales.

“Duhet të japim gjithçka dhe të luajmë me të gjitha forcat në San Paolo ndaj Manchester Cityt. Me përkrahjen e tifozëve, të cilën e kam dëgjuar edhe sonte, mund ta arrijmë objektivin”, deklaroi mesfushori shqiptar të mërkurën mbrëma.

Përfaqësuesi zviceran luajti nga minuta e parë për ekipin ‘Azzurri’ në humbjen 3:2 nga Bayern Munich. Ai mendon se skuadra italiane do të mund ta evitonte humbjen, po të ishte më e vëmendshme në fillim të ndeshjes.

“Bayerni sigurisht është njëri prej ekipeve më të forta. Ne u munduam t’i bëjmë presion dhe në 20 minutat e parë kemi luajtur mirë, duke bërë 2-3 kundërsulme, ku mund të ishim më të rrezikshëm dhe të shënonim. Më pas skuadra ka vuajtur për 20-25 minuta dhe ata shënuan tri gola. E dimë se ku kemi gabuar dhe duhet t’i përmirësojmë gabimet e bëra”, vazhdoi ish futbollisti i Boltonit, i Torinos dhe i Parmës. Xhemajli kërkon reagim nga skuadra qysh në ndeshjen e fundjavës kundër Juventusit, në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›