E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendeti i foshnjave OKB-ja sjell aparatura ne maternitete per defektet

UNFPA pajisjet per mbikeqyrjen e semundjeve kongjenitale ne nivel vendi. Ministri Vasili Me shume aparatura dhe teknologji te re drejt spitaleve te rretheve

Nje set prej 18 pajisjesh mjekesore i eshte bere dhurate nga UNFPA-ja materniteteve te vendit per ndjekjen e shendetit te nenes dhe femijes. Ministri i Shendetesise z. Petrit Vasili ka qene i pranishem ne ceremonine e dorezimit nga Fondi i Kombeve te Bashkuara UNFPA te pajisjeve mjekesore per maternitetet e vendit. Ceremonia u zhvillua prane Njesise se Transportit Mjekesor te Helikoptereve.

Pajisjet

Behet fjale per fazen e dyte te nje donacioni qe kap shifren e 500 000 dollareve investuar ne 18 lloje te ndryshme pajisjesh te nevojshme per maternitetet. Keto pajisje jane dhurate e UNFPA-se per Shqiperine mundesuar nga fondet e programit Nje OKB ne Shqiperi. Ne fjalen e tij pershendetese z. Vasili e ka cilesuar UNFPA-ne nje histori suksesi ne Shqiperi. Sipas ministrit te Shendetesise fokusi i saj ka qene ne shendetin e nenes dhe femijes indikatore keto shume te fuqishem per te matur standardet e nje sistemi shendetesor. Shendeti i nenes dhe i femijes eshte nje nga sektoret qe ka pasur arritje te shenuara sa i takon uljes se vdekshmerise amtare dhe foshnjore. Ky ka qene nje realitet i prekshem qofte nga sondazhet e ndryshme qofte nga opinionet e eksperteve nderkombetare ku klasifikimi nga revista Newseek ishte nje nga faktet emblematike. Kjo tregon se rruga ne drejtim te se ciles ne ecim per uljen e ketyre dy indikatoreve eshte rruga e duhur - u shpreh z. Vasili. Organizata e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi ka rekordin e saj dhe per disa aspekte te tjera shume te rendesishme per sistemin shendetesor qofte per ndihmesen e madhe qe dha per hartimin e strategjise se shendetit riprodhues survejanca e semundjeve kongjenitale ne nivel vendi disa projekte madhore si ai per semundjet seksualisht te transmetueshme trajnimet shume te rendesishme per ndjekjen e shendetit perinatal shendetin e foshnjave te sapolindura.

Trajnimi

Nje tjeter ceshtje ka qene dhe trajnimi i mjekeve per te njohur problemet e dhunes ne familje dhe trajtimin mjeko-social te tyre. Te gjitha keto deshmojne per nje bashkepunim te jashtezakonshem dhe shume efektiv. Ne kemi gjetur nje partner mjaft te besueshem tek UNFPA-ja e cila ka kuptuar specifikat e sistemit tone dhe pikat ku duhet nderhyre. Projekti i sotem eshte nje mbeshtetje per ate qe ka qene dhe kredoja e reformes rajonalizimi i vazhdueshem i sherbimeve - tha ministri i Shendetesise. Gjithnje dhe me shume aparatura dhe teknologji e re po shkojne drejt spitaleve te rretheve. Kjo do te thote se demonopolizimi nga Tirana dhe dekoncentrim i sherbimeve drejt spitaleve rajonale eshte dhe do te mbetet nje nga drejtimet e punes tone. Rajonalizimi i sherbimeve se bashku me edukimin ne vazhdim dhe sistemin e referimit perfundimisht orientojne nje shendetesi e cila ecen ne binaret e duhur dhe performanca e saj vetem rritet dhe permiresohet - perfundoi fjalen e tij ministri i Shendetesise.

Durres

Gjimnazet kampionatin sportiv per 30 dite

Autoriteti Portual Durres eshte bere promotori i veprimtarise sportive njemujore qe do te nise me 4 nentor 2011 ne kompleksin Niko Dovana. Nxenesit e 16 shkollave te mesme te qytetit ne kuader te projektit Porti dhe sporti do te jene protagoniste te Kampionatit te Futbollit kalceto i cili do te zhvillohet cdo te premte paradite nga 4 nentori deri me 2 dhjetor ne takimin final. Kampionati do te zhvillohet i ndare me dy grupe me nga 8 skuadra perkatesisht A-shkollat publike dhe B-shkollat private. Kalendari i ndeshjeve eshte hedhur me short. Takimi final do te organizohet ne Pallatin e Sportit Ramazan Njala me 2 dhjetor dhe shkolla fituese krahas medaljeve dhe Kupes do te shperblehet me sponsorizimin e nje ekskursioni per klasat e nxenesve pjesemarres ne ekipin perfaqesues. Drejtoria Arsimore Rajonale e cila mundeson selektimin dhe organizimin e nxenesve ne ditet e ndeshjeve dhe klubi i futbollit Teuta qe ka vene ne dispozicion fushat e futbollit mjediset e zhveshjes se nxenesve sportiste dhe personat perkates profesioniste jane dy partneret e kesaj veprimtarie. Autoriteti Portual ka financuar me 1 milion leke te reja organizimin e ketij kampionati i cili nuk zhvillohej prej shume kohesh ne qytetin tone. Disa muaj me pare APD-ja mbeshteti klubin e futbollit Teuta per ngritjen e kullave te ndricimit te fushave te stervitjes ne kompleksin sportiv.

A. Ajazi

Urdhri i infermierit

Etika penalizon mjeket ne rilicencim

Ne kuadrin e edukimit te vazhdueshem profesional keto dite zhvilloi punimet Konferenca III Infermierore e Spitalit rajonal ne Durres. Tashme eshte bere tradite ne kete institucion qe cdo vit krahas edukimit te vazhdueshem profesional qe zhvillohet gjate gjithe vitit ne mbyllje te vitit zhvillohet edhe konferenca infermierore. Kjo eshte nje arritje pozitive e drejtorise te ketij spitali rajonal i cili ne kuadrin e rritjes se cilesise se sherbimit ne kete spital vlereson shume cilesine e burimeve njerezore. Dhe punon ne menyre te vazhdueshme per edukimin e vazhdueshem profesional te tyre. Konferenca u zhvillua me nje pjesemarrje te madhe te infermiereve nga spitali i Durresit por edhe nga qendrat shendetesore te qarkut Durres. Ne konference mori pjese edhe z. Pellumb Pipero drejtor i Politikave Shendetesore i cili pershendeti ne emer te Ministrise se Shendetesise. Ai theksoi rendesine qe i jep ministria edukimit te vazhdueshem profesional e nder te tjera tha se tashme edhe infermieret ne edukimin e vazhdueshem profesional shkalle-shkalle do ti nenshtrohen vleresimit me kredite. Ne baze te tyre do te behet rilicencimi i infermiereve. Ai vleresoi rendesine e kujdeseve infermierore dhe kerkoi me teper pune dhe seriozitet nga te gjithe profesionistet infermiere per sjellje etiko-profesionale sa me korrekte dhe per nje nivel profesional sa me te larte. Aty gjithashtu ishte i pranishem edhe presidenti i Urdhrit te Infermierit te Shqiperise Sabri Skenderi i cili pershendeti aktivitetin ne emer te Keshillit Kombetar te UISH-se. Ai vuri ne dukje se infermieret duhet te permiresojne cilesine e sherimit ndaj pacienteve si nje nder kushtet e reformes ne shendetesi. Me pas u zhvilluan edhe 10 tema te pergatitura nga infermiere me pervoje ne kete spital te cilat sillnin eksperiencen pozitive ne kujdeset infermierore ne sherbime te ndryshme. Ato treguan raste konkrete te kujdesit infermieror ne urgjencat e mundshme ne kujdesin nena dhe femija si edhe per shume patologji te tjera. Keto eksperienca vlejne shume per formimin infermieror dhe kryesisht per infermieret e reja. UISH-i vlereson arritjet e kujdeseve infermierore ne kete spital si nje nder eksperiencat me pozitive ne vend dhe mendon se kjo eksperience e ketij spitali duhet qe te sherbeje si shembull per te gjitha spitalet e tjera rajonale ne rang vendi pse jo edhe per spitalet e distrikteve dhe qendrat e tjera shendetesore per te bere gjithcka per edukimin e vazhdueshem te infermiereve per rritjen e cilesise se kujdesit ndaj pacientit dhe nje vleresim sa me te mire te infermiereve per vete rolin qe luajne dhe rendesine qe kane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›