Pacientët qepen me penj fals

Pacientët kosovarë po qepen me penj të kualitetit të dobët, që fare lehtë mund tu këputet në plagë.
Mjeket e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thonë se po operojnë më penj të falsifikuar nga lista esenciale e barërave.
Këto fakt i ka drejtuar, kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, dr Blerim Syla. Ai tha për RTK-në se, furnizuesi i fundit me penj për QKUK-në ka ofruar material të dobëta.
“Të punohet më këta penj është turp. Këta penj duhet të parandalojnë gjakderdhje. Kërkojë që dikush të jap përgjegjësi për këto skandale”, tha Syla, teksa këputi para kamerës një fije peri, fare lehtë.
E, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, dukët se është në dijeni për të gjitha të këqijat që po ndodhin në QKUK.
Ai tha se, nuk ka kompetenca që të përfshihet në tenderët, pasi këtë duhet ta bëjë stafi civil.
“ Ligji në fuqi thotë se ministri nuk mund të përfshihet në tender. E di që është gjendje e rëndë. Un e kam marrë një involvim nëpërmjet sekretarit permanent, dhe po i bëjmë analizat e detajeshme në QKUK”, tha Agani. /Indeksonline/