E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bije numri i ndërmarrjeve të reja

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012 në Kosovë gjithsej janë regjistruar 2052 ndërmarrje të reja, ndërsa në tremujorin paraprak korrik-shtator, kanë qenë 2736 sosh, e që vërehet një diferencë në mes tremujorëve për 684 ndërmarrje, shprehur në përqindje ka për 25% më pak ndërmarrje të regjistruara.

Sipas publikimit të fundit të Entit të Statistikave, për Ndërmarrjet e reja, ka rritje të regjistrimeve për 11.7% të ndërmarrjeve, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2011.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 620 ndërmarrje (30.2%), aktivitetet tjera shoqërore dhe personale 220 (10.7%), hotelet dhe restorantet me 206 (10.0%), industria përpunuese 203 (9.9%), pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 191 (9.3%), ndërtimtaria me 189 (9.2%), ngjashëm kemi edhe transportin, depot dhe telekomunikacioni me 189 (9.2%), bujqësia, gjuetia dhe pylltaria me 138 (6.7%), për deri sa aktivitetet tjera marrin pjesë në shkallë shumë të vogël.

Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna edhe në këtë tremujorë mbizotëron Prishtina me 569 sosh, pastaj Ferizaj me 156, Prizreni me 145, Gjilani me 123, Gjakova me 114, Peja me 109 , Mitrovica me 84, ndërsa komunat tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të reja gjatë këtij tremujori. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›