Kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, Veliaj depoziton kërkesën në GJKKO

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.
Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.
Kujtojmë se në seancën e fundit që u mbajt para dy ditësh në GJKKO, Veliaj përmes mbrojtjes së tij ka deklaruar se “procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor”.
Që prej 10 shkurtit 2025, kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim.
Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në paraburgim.
Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa procesi gjyqësor ndodhet ende në fazën paraprake.