E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkonin për ar, shkatërrohet monumenti në Delvinë

Gazeta Shqip

Monumenti ne Delvine Monumenti ne Delvine Monumenti ne Delvine

Një monument i periudhës helenistike (shek. IV-III para Krishtit) është shkatërruar tërësisht në Bajkaj të Delvinës. I ndodhur vetëm 100 metra larg rrugës së re, shenjat e gërmimit janë tërësisht të dukshme. Fotografitë e bëra nga Auron Tare dje sjellin qartë përmasat e këtij shkatërrimi. Gërmimi rreth 5-6 metra i thellë është bërë me ekskavator, ndërkohë që në zonën përreth kanë mbetur të hedhur shkujdesshëm pllakat e gurit. Më tutje ka edhe mbeturina kockore, një pjesë të thërrmuara nga gërmimet. Gjithçka ndodh ditën, nën hundën e autoriteteve dhe askush nuk mban përgjegjësi. Gërmimi për gjetjen e arit është kthyer në një fenomen shqetësues në vend, ndërkohë që thuajse në asnjë rast nuk ka ndëshkime për dëmtimet e bëra. Monumentet janë destinacionet e parapëlqyera, duke besuar se në themele, ka mbetur ende pasuri nga kohët e shkuara. Kjo është një tjetër mënyrë e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në vendin tonë, ndaj së cilës nuk është bërë asgjë për ta parandaluar.

Kërkonin për ar, shkatërrohet monumenti në Delvinë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›