E Diel, 1 Nëntor 2026

Chelsea kërkon të josh Guardiolën, 13.5 milionë euro për sezon

Gazeta Shqip

Ish-trajneri i Barcelonës do të takohet me Abramovich, më pas do të vendosë për ofertën

Pas mbylljes së ciklit me katalanist, Pep Guardiola është gati të nisë një aventurë të re. Ish-tekniku i Barcelonës është takuar me përfaqësuesit e ekipit të Chelsea, të cilët janë përpjekur ta bindin të marrë drejtimin e Bluve.

Tekniku ka refuzuar ofertën për momentin, por ka lënë një mundësi të hapur.

Ai është shprehur se çdo vendim për të ardhmen e tij, do ta marr vetëm pas takimit me Roman Abramovich, presidentin e skuadrën britanike. Ndërkaq gazetat sportive kanë nxjerrë detaje të kontratës që i është ofruar Pep Gurdiolës.

Marrëveshja do të jetë shumëvjeçare dhe pa asnjë pretendim për marrje trofeu për 2 vitet e para. Ndërkohë që oferta paraprake ka qenë 13.5 milionë euro në sezon.

30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Chelsea kërkon të josh Guardiolën, 13.5 milionë euro për sezon burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›