Kërkonte drogë, vëllai vret vëllain me thikë në zemër
24/07/2009 Pas sherrit për celularin, qëllon mbi 34-vjeçarin. Arrestohet pas 8 orësh
SARANDË - Ka kërkuar të shesë celularin e vëllait për të blerë lëndë narkotike, por nga sherri i lindur është qëlluar dy herë në zemër. Në orët e para të mëngjesit të të enjtes, një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës, vetëm 2 km larg qytetit. Në orën 02.15 minuta është qëlluar me thikë prej vëllait të tij një 34-vjeçar si pasojë ka gjetur vdekjen. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Sarandës, pohuan se viktima është 34-vjeçari Laze Myrtja, i cili është qëlluar në gjaknxehtësi e sipër nga vëllai i tij, Emin Myrtja, i cili është arrestuar 8 orë më vonë.
Ndihma
Viktima është transportuar me të shpejtë në spitalin “Petro Nako” të qytetit të Sarandës, por mjekët e urgjencës së këtij spitali thanë se nuk ka qenë e mundur të mbijetonte pas marrjes së dy goditjeve me thikë, nga të cilat një ka qenë në zemër.
Burime policore nga komisariati i Sarandës thanë se nga të dhënat paraprake ka rezultuar se shkak i ekzekutimit me thikë të vëllait ka qenë një grindje banale mes dy vëllezërish.
Gjithashtu burimet policore shtojnë se viktima është një narkoman i skeduar dhe nuk përjashtohet që efekti i narkotikëve të jetë edhe në bazën e ngjarjes së vrasjes makabre. Ekzekutori mësohet se u largua nga vendi i krimit. Policia shprehet se nga ballafaqimi i të dhënave të personit vrasës, dyshohet se vrasësi është autor edhe i një vjedhjeje të ndodhur ditë më parë në Sarandë.
Ekzekutimi
Policia lokale e Sarandës ka arritur të zbuloj shkakun e ekzekutimit dhe ka ndaluar pas tetë orësh bashkëpunëtorin e tij. Burime policore nga komisariati i Sarandës konfirmuan se shkaku i ekzekutimit me thikë ka qenë një grindje banale mes vëllezërish për një aparat celulari. “Gjatë hetimeve paraprake është vërtetuar se viktima ishte një përdorues i njohur drogash dhe mendohet se celulari kërkohej për tu shitur në këmbim të sasisë së drogës që duhej blerë për përdorim vetjak nga viktima”, shprehet burime zyrtare.
Po të njëjtat burime, theksuan se, ekzekutori i vëllait të vet, mësohet të jetë ndihmuar edhe nga një shok i tij, që quhet Jorgo Beruka. Të dy së bashku, pas goditjes mbi trupin e Lazes me thikë, janë larguar nga vendi i ngjarjes, që ishte oborri i banesës ku u krye krimi. Për disa orë ata kanë qëndruar fshehur, ndërkohë që kërkoheshin nga policia, e cila ka bllokuar të gjitha rrugëkalimet e mundshme për tu larguar vrasësit jashtë shtetit.
Por rreth orës 10.00 të paradites së djeshme, gati 8 orë pas krimit, Ermiri (vëllai i viktimës) është shfaqur në mjediset e spitalit për tu interesuar për fatin e të vëllait pas goditjes me thikë. Vrasësi është ndaluar në ambientet e spitalit, ndërsa bashkëpunëtori i tij është ndaluar dy orë më pas nga policia lokale.