E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Haxhinasto-Dassu Italia mbeshtet integrimin e vendit

“21 janari nuk duhet të përsëritet!”. Kjo ka qenë deklarata e zëvendësministres së Jashtme të Italisë, Marta Dassu gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm të vendit tonë, Edmond Haxhinasto. Diplomatja italiane u shpreh se është e rëndësishme që ngjarje të tilla të rënda të mos ketë më në Shqipëri në mënyrë që vendi të ecë përpara.
“21 janari nuk duhet të përsëritet më dhe Shqipëria duhet të ecë përpara. Qeveria italiane ndan të njëjtin mendim me trojkën e ndërkombëtarëve (ShBA, BE dhe OSBE), përsa i përket kësaj ngjarjeje të rëndë dhe ne mendojme se drejtësia duhet të vazhdojë rrugën e saj për të zbardhur të vërtetën. Italia dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, por janë institucionet shqiptare ato që duhet të punojnë për të arritur statusin e vendit kandidat”, vlerësoi Dassu.
Ndërkohë që, zëvendëskryeministri dhe minitsri i Jashtëm, Haxhinasto deklaroi se “Shqipëria duhet të konsolidojë zhvillimet politike pasi kjo është rruga e vetme drejt integrimit europian”.
Në takim dy titullarët diskutuan për mardhëniet dy palëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, për politikat rajonale, integrimit europian. Zëvendësministrja e Jashtme, Dassu ka zhvilluar takime me kryeministrin Sali Berisha, kryebashkiakun Lulzim Basha dhe liderin e opozitës Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›