E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtari afgan vret katër francezë

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja e cila citoi zyrtarët lokalë. Po ashtu, raportohet se në incident kanë mbetur të plagosur 16 anëtarë të tjerë të forcave franceze. Incidenti ndodhi në provincën Kapisa.

Menjëherë pas sulmit ka reaguar Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i cili tha se Franca do të pezullonte të gjitha programet trajnuese.

Sarkozi dërgoi në Afganistan ministrin e tij të Punëve të Brendshme dhe kërcënoi se nëse nuk vendosen kushtet e sigurisë, ai do të tërhiqte ushtrinë nga Afganistani para afatit të caktuar./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-20 13:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›