Basha takon Dassu: Tirana, qendër e rëndësishme rajonale
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me zv/ministren e Jashtme të Italisë, Marta Dassu, të cilën e njohu me projektet strategjike, si ndërtimi i bulevardit të ri, ndërtimin e parkut të ri dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës, ndërtimin e dy linjave të tramit dhe terminalin e ri te pasagjerëve.
Basha bëri me dije se ekspertët më të njohur vendas janë përfshirë në hartimin e Planit Urbanistik për Tiranën, ndërsa vlerësoi se kontributi i urbanistëve italianë është i mirëpritur në hartimin e këtij plani dhe projektin për bulevardin e ri.
Bërja e Tiranës një qytet miqësor dhe atraktiv për investitorët është në projektet prioritare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Kryebashkiaku Basha e njohu zonjën Dassu me masat konkrete të marra nga administrata e tij, si heqjen e 60 tarifave dhe uljen e taksave bashkiake, masat për nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja si dhe me prioritetin kryesor të Bashkisë së Tiranë, punësimin.
Për të nxitur punësimin në qytetin e Tiranës, me vendimin e Këshillit Bashkiak, çdo biznes që punëson mbi 50 punonjës, do të operojë pa taksë për një periudhë katër vjeçare.
Zv/ministrja e Jashtme e Italisë vlerësoi projektet e zotit Basha dhe u angazhua për të nxitur investitorët italianë ta shohin me prioritet Tiranën në planet e tyre të biznesit. Transporti publik, manaxhimi i mbetjeve, arti dhe kultura si dhe ekspertiza në fushën e urbanistikës ishin fushat ku mund të shtrihet bashkëpunimi mes Italisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Dassu vlerësoi iniciativën e zotit Basha për të vendosur një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Romës, ndërsa sugjeroi që ky bashkëpunim të shtrihet edhe me Bashkitë e tjera, siç është Firence.
Tirana, sipas zv/ministres së Jashtme italiane, duhet të jetë qendër pritëse e aktiviteteve rajonale të cilat synojnë të nxisin zhvillimin e rajonit dhe vendosjen e një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perendimor.
Duke vlerësur kontributin e zotit Basha në drejtimin e tre ministrive të rëndësishme dhe vizionin e tij për Bashkinë e Tiranës, zonja Dassu e ftoi zotin Basha të jetë referuesi kryesor në konferencën që do te zhvillojë gjatë verës në Colorado, Instituti Aspen.
Në këtë konferencë, ku marrin pjesë personalitete botërore të politikës, ekonomisë dhe biznesit, sipas zv/ministres së Jashtme Italiane, zoti Basha mund të sjellë vizionin e tij për drejtimin e Bashkisë së Tiranës në kohën kur koncepti i drejtimit të qytetit po merr gjithnjë e më shumë rol jetik në shërbimin ndaj qytetarëve.
Instituti Aspen është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse e themeluar në 1950. Kjo organizate është e përkushtuar për nxitjen e lidershipit, vlerësimin e ideve dhe vlerave si dhe nxitjen e dialogut për çështjet bashkëkohore.
(d.b/BalkanWeb)