Kërkuan heqjen e masës “arrest në shtëpi”, GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion, ndërsa GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie” ndaj tij pasi ai refuzoi të paraqitej para policisë gjyqësore, duke mos respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërsa Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie, pasi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv.
Berisha dhe Malltezi po hetohen mbi ligjshmërinë e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani në Tiranë, që çoi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh.
/rtsh.al/