E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken vapa, por zjarret bejne kerdine

Vapa po iken me gushtin, por zjarret sapo kane filluar. Dukuria e djegies se hektareve te tere me pyje ne te gjithe vendin eshte rishfaqur dy ditet e fundit nga Veriu deri ne Jug te vendit, ndersa dyshohet se jane vene qellimisht. Zjarret nisen qe prej mbremjes se merkure ne Spitalle te Durresit dhe ne Livadhja te Sarandes, ku u shkrumbuan rreth 15 hektare te mbjelle me ullinj dhe peme te tjera, duke rrezikuar edhe shtepite e banuara. Diten e djeshme vatrat e zjarrit preken pyjet e Iballes ne Puke, ku permasat ishin masive te nxitura nga era e forte dhe pas disa oresh u be i mundur lokalizimi dhe shmangia e rrezikut. Pak ore me pas, Ne fshatin Zhej te Mamurrasit nje tjeter zjarr rrezikoi 3 banesa, dogji 10 ha me pisha dhe nje siperfaqe me ullinj. Flaket u vune re edhe ne Qafen e Malit, ku nderhyrja e zjarrfikesve ishte e veshtire. Por nuk perfundoi ketu, pasi kater vatra te tjera u evidentuan ne zonen e Fierit, ku u dogjen mbi 10 ha me pyje e peme dhe nje banese. Zjarri ka bllokuar per disa ore edhe aksin Fier-Vlore, deri ne nderhyrjen e Albpetrolit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›