Cfare nenkupton marreveshja EULEX-Serbi?
Arton Konushevci
Marreveshja eventuale mes EULEX-it dhe Serbise mund te jete pozitive ne aspektin e sigurise, nese ajo nuk politizohet, vleresojne eksperte te sigurise. Sipas tyre, ajo madje do te ndihmonte ne parandalimin e dukurive negative ne vend. Njohesit e ceshtjeve te sigurise ne Kosove konsiderojne se nenshkrimi i marreveshjeve rajonale per bashkepunime policore eshte shume i rendesishem. Sipas tyre, Kosova duhet te kete marreveshje te tilla me te gjitha vendet ne rajon dhe me gjere. Marreveshjet rreth krimit te organizuar, kontrabandimit, kalimeve te paligjshme kufitare, trafikimit me qenie njerezore, drejtori i Qendres Kosovare per Studime te Sigurise, Ramadan Qehaja, i konsideron si ceshtje rajonale, per te cilat duhet te kete bashkepunim.
"Nje marreveshje e tille me Serbine, kur ka te beje me sigurine rajonale, ka edhe gjera pozitive, aq me pare qe luftimi i krimit te organizuar tashme eshte bere luftim, kushtimisht te them, i suazave rajonale e jo te ngushta shteterore apo parciale. Prandaj, ne kete drejtim, une e shoh pozitivitetin e kesaj marreveshjeje, e cila duhet te nenshkruhet dhe do te kete implikime pozitive ne aspektin e sigurise ne te ardhmen", vlereson Qehaja.
Edhe eksperti tjeter per ceshtje te sigurise, Fadil Kajtazi, pohon se te gjitha shtetet e rajonit ne fushen e sigurise funksionojne ne menyre te organizuar. Sipas tij, edhe Kosova duhet te krijoje raporte bashkepunimi me vendet rajonale. "Shikuar ne prizmin e nje vezhguesi te thjeshte, kjo nuk eshte ndonje problem. Pra, eshte nje marreveshje mes shteteve per te rritur sigurine e shtetasve, e qytetareve te ketij rajoni dhe asgje me teper. Mirepo, kjo marreveshje me Serbine eshte politizuar shume, per shkak te rrethanave, raporteve qe dihen, qe jane mes ketyre dy shteteve", thote Kajtazi.
Misioni i BE-se per sundimin e ligjit, EULEX, sic ka paralajmeruar, mund te nenshkruaje marreveshje bashkepunimi me Ministrine e Puneve te Brendshme te Serbise. Perfaqesues te ketij misioni thone se nje marreveshje e tille ka per synim kembimin e informacioneve ne nivelin policor. Kete marreveshje ne praktike, Qehaja e konsideron si te mire. Ai shpreh bindjen se ajo do te ndihmonte ne parandalimin e gjerave negative, qe, sipas tij, do te mund te destabilizonin vendin. "Ne kete drejtim, ndoshta duhet nje pune me e thukte politike edhe e EULEX-it ne popullate, qe vertet te kuptohet se qellimi eshte shume i mire. Por, kuptohet qe qasja ndaj ketij problemi eshte dashur te jete pak me ndryshe. Une ashtu e shoh, pavaresisht prej situates se krijuar politike ne mes te qeveritareve tane dhe EULEX-it".
"Une po e shikoj si nje njohes i ceshtjeve te sigurise kete veprim si pozitiv dhe ka per qellim parandalimin e gjerave negative, te cilat ndodhin e qe kane per qellim destabilizimin jo vetem te Kosoves, por edhe te rajonit ne teresi", shprehet Qehaja.
Marreveshja ne mes te EULEX-it dhe Serbise mund te sjelle rezultate te mira me kusht qe ajo te mos politizohet, thote Fadil Kajtazi. "Ne kushte normale, ne mes shteteve normale, ne praktike lufta kunder krimit te organizuar eshte dicka qe duhet te perkrahet. Praktikisht, kjo gje nuk do te paraqiste ndonje problem shume te madh, me kusht qe do te funksionalizohet pa pasur ndonje prapavije politike, qe nuk do te duhej te kishte normalisht", thote Kajtazi.
Krimi i organizuar ne Kosove, sipas eksperteve te sigurise, eshte duke funksionuar ne mase te madhe. Autoritetet e rendit, para pak ditesh, kane arrestuar shtate persona te dyshuar per perfshirje ne kete dukuri.
Thane
Presidenti Fatmir Sejdiu
"Nje nder ceshtjet qe u bisedua eshte edhe ajo per sic e permendi zoti Kermabon nje dokument, karakter te protokollit te propozuar, per te cilen natyrisht se kemi qendrime te ndryshme. Dhe qe qendrimi jone eshte i qarte, do te jemi dhe do te vazhdojme bashkepunimin shume te thelle ne te gjitha proceset, por gjithmone duke qene te zotuar ne zbatimin e asaj qe Kosova e ka arrit, shtet sovran dhe i pavarur dhe duke zbatuar kushtetuten dhe ligjet e saj", tha presidenti, duke vleresuar ne kete drejtim edhe mbeshtetjen nderkombetare. "Ne do te kemi nevoje per mbeshtetje, do te bashkepunojme, absolutisht nuk mendojme se mund te kete ide qe dikush te instrumentoje ose te mbaje gjalle strukturalet paralele te cilat realisht jane edhe ne dem te vete komunitetit serb", shtoi Sejdiu.
Kryeministri Hashim Thaci
"Republika e Kosoves konfirmon gatishmerine per respektimin e plote te Kushtetutes se vendit, Dokumentit te presidentit Ahtisaari per bashkepunim me te gjitha vendet e rajonit", - u shpreh Thaci dhe vazhdoi: "Ne nga fillimi kemi qene per nje bashkepunim te mire me te gjitha vendet fqinje, edhe me Maqedonine, Shqiperine, Malin e Zi... Keto raporte jane te shkelqyeshme. Natyrisht vullneti i institucioneve te Kosoves ka qene te kemi raporte te mira edhe me shtetin fqinje Serbine. Ai vullnet i Beogradit ka munguar dhe mungon edhe sot. Ne asnje rrethane Beogradit nuk do t'i jepet hapesire dhe autoritet ne territorin e Republikes se Kosoves permes asnje mekanizmi, qofte ai vendor apo nderkombetare. Vendimet per Prishtinen i marrin institucionet e Republikes se Kosoves".
Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon
"Ne jemi takuar sot ketu per te vazhduar bisedimet lidhur me marreveshjet teknike ndermjet policise se EULEX-it dhe asaj te Serbise, te njohur si Protokoll per bashkepunim policor. Kosova dhe EULEX-i jane plotesisht te perkushtuara per bashkepunim dhe partnership te mire dhe ne te dy anet ne vazhdojme t'i permbahemi ketyre parimeve duke fuqizuar edhe me shume marredheniet tona. Por edhe ndermjet shokeve mund te kete opinione te ndryshme dhe sa i perket ketij Protokolli ne ende kemi dallime", theksoi Kermabon. Ai tha se do te vazhdojne te punojne se bashku ne menyre qe te arrihen standardet evropiane ne fushen e sundimit te ligjit, ndersa per rrjedhat e ketij procesi dhe bisedimet theksoi se do te informojne.