Kermabon: I domosdoshëm koordinimi me Serbinë
Në një intervistë për AFPress, shefi i misionit, Yves de Kermabon, tha se trafikimi i njerëzve, i drogës, i armatimit, i naftës dhe i cigareve është intensifikuar ndërmjet veriut të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, EULEX-i vetëm e ka nënshkruar “një marrëveshje teknike të vogël” me Beogradin, më 11 shtator, me qëllim që të luftohet krimi në veriun e Kosovës, ku serbët e refuzojnë autoritetin e Prishtinës dhe preferojnë që të jenë nën ombrellën e Serbisë. “Nëse dëshirojmë ta bëjmë një progres në veri të Kosovës, kjo duhet të bëhet me një minimum të koordinimit me autoritetet e Serbisë”, tha zoti Kermabon.
Ai thekson se kishte “një keqkuptim” në Prishtinë lidhur me këtë marrëveshje teknike me Beogradin, por ka premtuar “transparencë të plotë” lidhur me marrëveshjet e ardhshme.(/rel/start)