E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu shprehet optimist për njohje të reja

Në një konferencë shtypi mbajtur në ambientet e Aeroportit të Prishtinës, Presidenti Sejdiu theksoi se qëllimi themelor i vizitës ka qenë që të takojë udhëheqës dhe përfaqësues të shumë vendeve të botës dhe posaçërisht të vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë kuadër, tha ai,  kam pasur edhe një mundësi të veçantë që të kem një pritje tek presidenti i SHBA, Barak Obama, siç është praktikë e presidentëve të SHBA që të presin personalitet pjesëmarrëse gjatë kohës së Sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Unë edhe një herë i përcolla falënderimet tona për mbështetjen që SHBA i kanë dhënë vazhdimisht Kosovës dhe natyrisht përkushtimin e tyre të ritheksuar që do të vazhdojnë me mbështetje pa kurrfarë hezitimi”, tha ai. Duke folur për takimet me zyrtarët e lartë të SHBA-ve, Presidenti Sejdiu ka përkujtuar takimin me këshilltarin e Sigurisë Nacionale, Gjeneralin Jones,

zëvendëssekretarin e shtetit, zotin Philip Gordon, po ashtu ndihmëszëvendëssekretarin e Shtetit, zotin Stuart Jones, dy miqtë e angazhuar për Kosovës më parë në funksione të rëndësishme si dhe tash, zotin Daniel Frih dhe zonjën Rosemari Di Karlo, por edhe personalitet të tjera të rëndësishme të Stejt Departamentit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›