Kermabon: Po hetojmë zyrtarët e korruptuar
SUHAREKë- Kermabon, nuk ka mohuar se faktori ndërkombëtar i ka kërkuar kreut të ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi, largimin e një ministri, për shkak të përvetësimit të milionave, ndërsa ka theksuar se duke EULEX nuk mund ti bëjë rastet publike për shkak të hetimeve.
Në këtë vijë ai ka thënë se çdo herë kur ata do të kenë prova dhe dëshmitarë do të iniciojnë punën, por ka kërkuar durim, duke thënë se drejtësia do kohë,
prova dhe dëshmitarë.
“Meqë e thash këtë, edhe një herë dua të theksoj se askush nuk qëndron mbi ligjin. çdo herë nëse kemi dëshmi, prova apo dëshmitarë për ndonjë rast, ne
do të iniciojmë punën. Por, ne nuk mund të punojmë në bazë të thashethemeve apo fjalëve të dikujt tjetër. Na nevojiten prova, dëshmi dhe dëshmitarë. është e vërtetë se i kemi disa raste të rëndësishme, mirëpo për shkak të natyrës së konfidencialitetit ne nuk mund të shpalosim ndonjë informacion të mëtejmë në lidhje me këtë”, ka theksuar Kermabon.
(m.a/BalkanWeb)