E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon takimi Gruevski-Papandreu, pa deklarata

BRUKSEL- Takimi midis kryeministrit maqedonas dhe atij grek, Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu përfundoi para pak kohësh në Bruksel, pa dhënë deklarata për mediat.

Siç ishte paralajmëruar më parë, dy kryeministrat biseduan për cështjen që të përfolur të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta dhe pas përfundimit të tij dy kryeministrat nuk dhanë deklarata për mediat.

Ky është takimi i tretë për një periudhë të shkurtë midis dy kryeministrave. Paraprakisht, Gruevski dhe Papandreu u takuan në Vinenë, Greqi dhe në Bruksel.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›