Opozita s'deklaron pasuritë. Të djathtët shqetësim për publikimin e të dhënave personale
Kur ka mbetur më pak se nje javë nga mbyllja e afatit për deklarimin e pasurive, pothuajse asnjë nga deputetët e Partisë Socialiste nuk e ka dorëzuar formularin. Afati i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive është 31 marsi dhe ligjvënësit e majtë duket se do të shfrytzojnë deri në fund kohën që i përcakton ligji. Por deklarimi ipasurive dhe nxjerrja e të dhënave konfidenciale në to ka shkaktuar debat një ditë më parë. Deputetët kërkojnë të mbrohen nga rrjedhja e paautorizuar e informacionit.
“Shqetësimi nuk është tek deklarimi apo publikimi i elementëve që duhen publikuar, por ka ndodhur shpesh që publikohen elementë të cilët përbëjnë privatësinë ose që në gjuhën e popullit përbëjnë sekretin e individit. Ne deklarojmë pasuritë personale, deklarojmë numrin e apartamenteve që kemi, por nuk mund të jepen kurrë adresat e sakta, nuk mund të jepet llogaria bankare dhe banka ku janë depozituar që t’i jepen median” tha deputeti demokrat Fatos Hoxha.
“Ashtu sikurse deputetët janë të gatshëm të bëjnë transparencën dhe të paraqesin të gjitha të dhënat kërkojmë që dhe pjesa tjetër, Instituti dhe të gjithë ata që disponojnë të dhëna dhe që ligji kërkon të jenë të dhëna konfidenciale duhet të ruhen” tha deputeti demokrat Osman Metalla.
“Unë nuk shoh ndonjë problem, ndonjë shqetësim nga aplikimi i këtij ligji. Megjithatë nëse dikush mendon se duhet përmirësuar ligji, duhet ndryshuar dicka mjafton të sjellë propozimin. Gjithcka është e mundur” tha deputeti demokrat Tritan Shehu.
“Në momentin që ti je person publik dhe e bën publike këtë nuk ka asnjë për t’u fshehur, por në një faqe të posacme të këtij formulari mund të jepën edhe të dhëna të cilat janë konfidenciale dhe nuk bëhen publike” tha deputetja demokrate Arenca Trashani.
Rrjedhja e informacionit konfidencial nga deklarat e deputetëve përbën një vepër penale qe dënohet deri në 50 mijë lekë nga Inspektoriati i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, masë që deri tani nuk është zbatuar ndonjëherë.
Deputetët e maxhorancës kanë depozituar që në fillim të muajit formularët e tyre, në kuvend ndërkohë që dhe nga opozita kanë filluar lëvizjet e para.
Elona Gjylmi < I mëparshmi