E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërmijtë zbukurojnë fytyrën e aktores

Aktorja, Katie Holmes po provon ta përmirësojë tenin e fytyrës duke përdorur një metodë paksa të çuditshme, zhullin e kërmillit.

Aktorja po përdor ‘mucinë’ e që është një proteinë nga zhulli i kërmillit. Siç kanë potencuar miqtë e saj, Katie është shumë e kënaqur me rezultatet.

“Viti i kaluar ishte i vështirë për Katie. Ajo e di se ka shumë gjëra për të bërë gjatë karrierës së saj dhe bo bënë gjithçka që është e mundur për tu dukur e mahnitshme për audicione me rastin e lansimit të një filmi me rolin ëndrrave të saj” ka thënë një burim.

Duke marrë parasysh faktin se Katië është shpallur një nga femrat më seksi për shekullin 21 nga revista ‘GQ’ ajo doemos po bën gjithçka që ta mbajë këtë epitet, të paktën edhe për një kohë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›