E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snoop Dogg probleme me një ghetto xhamaikane

Snoop Dogg, tashmë i shndërruar në Snoop Lion ka shkaktuar zemërim tek disa të ashtuquajtur Rastafarians të cilët janë një shoqëri e zezakëve të formuar në ghetto në Xhamaika. 

Ishte pikërisht udhëtimi i tij në Xhamaika ai që e inspiroi Snoop-in të ndryshonte emrin.

Arsyeja e zemërimit kishte të bënte me atë se Luani (Lion) i Judistave është simboli i kulturës së Rastafarians.
Snoop më parë pati deklaruar se ai është Bob Marley, por i ringjallur në një trup tjetër.

Një burim tha se Snoop është tallur dhe e ka prezantuar kulturën e tyre në një formë jo të duhur.

Përndryshe, ylli është duke përgatitur edhe albumin e tij të parë në zhanrin regge, “Reincarnates” këtë vitë, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me Rita Orën në këngën e saj të re. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›