E Diel, 1 Nëntor 2026

"The SHBLSH" pushtojne "Te dielen shqiptare"

Mes te ftuarve edhe Juli dhe Genti te njohur si "The SHBLSH", drejtuesit e programit me te ri humoristik

Nje feste e vertete, qe ashtu si cdo fundjave behet pjese e familjeve tona. "E diela shqiptare", programi maratone ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan ka shenuar pasditen e djeshme nje show te jashtezakonshem, qe eshte shoqeruar edhe me nivele te larta audience. Ne nivele te tilla, te larta kane qene dje dhe te gjithe komponentet e programit e natyrisht si gjithmone prezantuesi Ardit Gjebrea, i afte per te nxjerre ne pah me te miren.

Juli dhe Genti, kete radhe kundershtare

I kemi pare gjithmone se bashku si protagoniste te vertete te humorit shqiptar. Por kete radhe Julian Deda dhe Gent Zeneli kane qene kundershtare energjike ne debatin "Pro dhe kunder". Duket se tema, "Te futesh mik" ka qene mjaft e gjetur per te dy aktoret, qe kane ditur me zgjuarsi, por edhe me humor te mbrojne argumentet perkatese. Mund te themi se kjo ka qene dalja e pare e djemve pas nje periudhe mungese ne ekran. Por sigurisht e gjithe kjo kohe mungese dhe pune njekohesisht do te kurorezohet me spektaklin gjigant te humorit, qe pritet te nise se shpejti ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan. Por perpara kesaj daljeje, kemi mesuar se djemte do te jene ne nje shfaqje speciale, te realizuar nga Tv Klan dhe qe do te shoqeroje shqiptaret ne naten e nderrimit te viteve. Nje spektakel i vertete, qe do te nderthure brenda tij gjithcka qe deri tani I ka munguar ekraneve shqiptare.

Familjet perballe

Programi ka pasur ne epiqender dhe rubriken e familjeve, qe ka vene perballe njera-tjetres, familjen Kertusha nga qyteti i Durresit dhe familjen dibrane, Ndregjonaj. Te dyja familjet e medha, te perfaqesuara perkatesisht ne panel nga shtate anetare, kane sjelle per ekranin, jo vetem histori dhe elemente jetesore dhe zakonore, por edhe elemente mjaft te spikatur per spektaklin. Larmi dhe ngjyra, te cilat nga malet e ashpra te Dibres kane zbritur me tej ne Durresin bregdetar. Histori, rite dhe vlera, qe si cdo te diel edhe kete jave kane ushqyer traditen me te mire te shqiptareve, familjen. Zeri i mrekullueshem i Qemal Kertushes eshte shoqeruar edhe me surprizen, qe stafi i programit kishte pergatitur per te. Me shume se 30 vjet kishin ndare kengetarin e mirenjohur durrsak, nga kompozitori Llazar Morcka, me te cilin kishte bashkepunuar ne vite. Takimi i papritur pas nje kohe te gjate, bashke me muziken e mrekullueshme ka sjelle edhe shume nostalgji. Po kaq emocionuese ka qene per fisin Ndregjonaj, takimi me pasardhesin e familjes hebreje, qe ata kishin ndihmuar gjate viteve te tmerrshme te Holokaustit.

Performanca televizive

Nderkohe, programi ka vijuar me te tjera rubrika tashme te konsoliduara, por edhe te rinovuara ne permbajtje. E tille ka qene performanca e vajzave te dhena pas televizionit, qe tashme ka hyre ne nje faze tjeter seleksionimi. Pasi kane perballuar emocionet e para te kameres, vajzat e perzgjedhura kane provuar kete te diel perballjen e pare me publikun apo edhe me studio te verteta televizive. E keshtu ata kane provuar per pak minuta te drejtojne ne menyre te improvizuar disa nga prodhimet e Televizionit Kombetar Klan. Nga studioja e lajmeve, tek emisionet "Opinion" dhe "Njerez te humbur", por edhe tek "Aldo morning show" dhe "Supersport" vajzat kane provuar nje eksperience krejt ndryshe nga sa kishin perjetuar deri tani ne ekran. Por nderkohe, kater prej tyre kane pasur dje nje tjeter prove. Perballjen me publikun permes telefonatave promovuese, duke sjelle jo pak momente humori. Dhe si gjithmone, ai qe ka shenuar mbylljen e programit ka qene nje kengetar. I perzgjedhuri i radhes ishte Sajmir Braho, qe pervec muzikes se mrekullueshme live, ka sjelle edhe nje mesazh mjaft te ngrohte njerezor, gjate nje dite pune vullnetare, ne ndihme te personave me aftesi te kufizuara.

Box

Historia e nje burrneshe ne "Te dielen shqiptare"

Burrneshat ekzistojne ende. Pervec betimit te beqarise se perjetshme ato sjellin edhe mesazhin e beses dhe fisnikerise. Historia e Diana Rakipit, 54-vjecares nga Durresi, qe dje ka qene protagoniste ne programin "E diela shqiptare" ka ardhur sa e vecante, aq edhe domethenese. Nje grua, qe gjithe jeten e saj vendosi te jetoje si burre, per te zevendesuar tek prinderit e saj kujtimin e vellait te vdekur. Nuk veshi kurre fustan, nuk pranoi me kurre te mbante floke te gjata dhe mbi te gjitha nuk e shkeli kurre betimin, per te mbetur perjete nje burrneshe. Por nen uniformen ushtarake dhe zerin cuditerisht mashkullor, gjendej nje shpirt i madh, qe me shume se sa ne pikturat dhe fotografite e realizuara prej saj, shihej qarte ne syte e kalter. Dy sy qe behen edhe me shume femerore, ndersa Diana Rakipi sjell ne mendje prinderit e saj. Por, karakteri i forte ka dale ne pah serish, madje edhe atehere kur ajo kujtoi festat e vetmuara te Vitit te Ri dhe dolline e ngritur me fotografine e dy prinderve. Edhe atehere, ajo gjen forcen per te kercyer, per te kenduar dhe per t'ju dedikuar nje kenge dashurie, te gjithe atyre qe e meritojne dashurine e saj njerezore.

Dhurata dhe mesazhe dashurie per femijet e semure

Kane qene pa dyshim freskia e programit te djeshem. Nje sfilate femijesh ne studion e "E diela shqiptare" e ka mbajtur publikun ne kembe per disa minuta, duke shoqeruar me duartrokitje, cdo hap dhe veprim te vogelusheve. Por sfilata e kendshme e femijeve kryeqytetas, organizuar nga "Galeria Collin's" ka shkuar shume me larg se nje performance e thjeshte televizive. Ndersa kane mbyllur kete sfilate modeste me dhurata ne duar, ata kane derguar pervec pastertise feminore edhe dicka simbolike per femijet e semure te Spitalit Pediatrik te Tiranes. Ky gjest, ka emocionuar sa femijet e semure, aq edhe prinderit e tyre, qe ndryshe nga sa do te deshironin, ndoshta festat e fundvitit do t'i kalojne ne spital. Nje mesazh dashurie, per te cilin me shume se kushdo kane nevoje femijet, ka ardhur i embel nga vete ata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›