E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërrabë, banorët protestojnë për ndërtimin e rrugës

Banorët e fshatit Krrabë të Tiranës, kanë protestuar për ndërtimin e rrugës që lidh fshatin e tyre, me rrugën nacionale Tiranë - Elbasan. Ata janë shoqëruar në këtë protestë dhe nga kryetari i komunës Artan Saliu, si dhe nga deputeti i Partisë Socialiste për zonën Xhemal Qefalia. Sipas banorëve kryeministri Berisha u kishte premtuar atyre para zgjedhjeve të 28 qershorit ndërtimin e rrugës si dhe ndihmë në shitjen e produkteve bujqësore, por asnjë prej premtimeve nuk është përmbushur.
Protesta ka shkaktuar bllokimin e lëvizjes së automjeteve në të për rreth 20 minuta. Në duar banorët kanë mbajtur perime bujqësore, për të treguar se çmimi i tyre është rritur së tepërmi, kjo dhe për faktin e mossubvencionimit nga ana e qeverisë.
Në shenjë proteste ata i kanë vënë flakën një gome, dhe kanë bërë thirrje për ikjen e qeverisë. Nga ana e tij deputeti Qefalia u shpreh se qeveria ka mashtruar dhe po vazhdon të mashtroje këtë popull me premtime boshe dhe të pavërtetam, dhe se hapja e kutive do të nxjerrë vjedhjet e votave.
Fshati Krrabë ka një popullsi prej më shumë se 3 mijë banorësh, dhe rruga është një problem që përbën një problem emergjent për banorët e këtij fshati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›