Tiranë/ Themelohet "Konfindustria Ballkani"
Në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tiranë është themeluar shoqëria ekonomike "Konfindustria Ballkani", nga përfaqësues të biznesit Italian në Shqipëri dhe në Ballkan. Projekti për ndërtimin e saj është hartuar në bashkëpunim me Confindustria Italiana, organizata kryesore e shoqërive të manifakturës dhe shërbimevë në Itali. I pranishëm në këtë themelim ka qenë dhe ambasadori Italian në Shqipëri, Saba Delia.
Sipas të pranishmëve ky projekt, dhe krijimi i kësaj shoqate do të bëjë që të vijnë më tepër biznese italiane në Shqipëri. Ky projekt është një hap i rëndësishëm për shoqëritë italiane që ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik në rajonin e Ballkanit.