E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kërri vendos rekord të ri në NBA

Ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry, eklipsi rekordin e të gjitha kohërave të Ray Allen për trepikëshat në NBA, duke shijuar një “moment të bukur” në Madison Square Garden. Curry, gjuajtja dhe saktësia e tij mbresëlënëse ka revolucionarizuar NBA-në në kampionatin e tij të 13-të, ka barazuar rekordin e Allen me trepikëshin e tij të 2973-të në karrierë.

Ai erdhi në goditjen e tij të parë në përballjen me New York, më pak se dy minuta pas fillimit të ndeshjes duke ngritur spektatorët në këmbë. Më pas ai kaloi në numrin 2,974, duke bërë që të gjithë lojtarët ta përgëzonin p]r thyerjen e rekordit. “Nuk kam mjaftueshëm fjalë për të treguar gëzimin që kam përjetuar, ndërsa të gjithë spektatorët po më brohorisnin” tha basketbollisti 33 vjeçar. Curry ka synuar për vite me radhë të kalojë rekordin e Allen.

Ai më në fund e kaloi momentin historik në ndeshjen e tij të 789-të në karrierë; ndërsa Allen e arriti rekordin e mëparshëm pas 1300 ndeshjesh. Curry shkëmbeu një përqafim emocional me trajnerin Steve Kerr, duke nënshkruar edhe topin e përdorur në realizimin e gjuajtjeve rekord. Curry më pas përqafoi babanë e tij, ish-lojtarin e NBA, Dell Curry, si dhe Allen.

“Kishte shumë emocione. Dihet që kam bërë një punë të madhe për këtë rekord , duke e ëndërruar që nga koha kur mora topin për herë të parë”, tha Curry. Ai synon të realizojë mbi 400 tre pikësha në këtë sezon, dhe nëse do të vazhdojë kështu do ta mbyllë atë me më shumë se 3,200. Pas ndeshjes, Allen dhe Miller i dhuruan Curryt një fanellë me numrin 2974 të skalitur në të. Tashmë synimi i basketbollistit 33 vjeçar është kalimi i 3000 trepikëshave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›