E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry: Duhet qëndrim i përbashkët për Sirinë

MOSKE - Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka bërë sot thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të gjejë “terren të përbashkët” me Uashingtonin lidhur me konfliktin në Siri.

Në takimin e sotëm me Putin, zyrtari i lartë amerikan tha se të dy vendet “kanë disa interesa shumë të rëndësishme e të përbashkëta për Sirinë”, siç është promovimi i stabilitetit rajonal dhe parandalimi i përhapjes së ekstremizmit.

Në fillim të takimit në Kremlin, John Kerry i tha Putinit se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, beson se të dy vendet mund të bashkëpunojnë lidhur me Sirinë, Iranin, Korenë Veriore dhe në çështje ekonomike.

Zoti Kerry sot ka arritur në Moskë , në vizitën e tij të parë në Rusi, prej se u bë sekretar amerikan i shtetit.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›