E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pakënaqurit e PS, mllef dhe urrejtje kundër Edi Ramës në rrjetet sociale

07-05-2013 / Gazeta 55

Ilir Gjoni: “Qyqari nuk e di se fisi dhe miqësia ime nga veriu në jug mund ta mbysin vetëm me pështymë, pavarësisht gjatësisë së tij”


“Nga ankthi i listave tek konfliktet dhe urrejtjet kundër kreut të PS, Edi Rama”. Kjo është qarkorja që po dominon klimën politike në ngrehinën e PS, në 24 orët e fundit. Tashmë partitë kryesore politike kanë bërë zgjedhjet se cilët do të jenë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Surprizuese është panorama që ofron Partia Socialiste, aty ku figura me kontribute të veçanta në PS, janë lënë jashtë listës. Menjëherë bie në sy largimi i deputetit, njëherësh anëtar i kryesisë, Arben Malaj, nga Qarku Vlorë, ku ka kandiduar dhe ka fituar në shumë zgjedhje. Malaj është zëvendësuar me biznesmenin dhe botuesin Koço Kokëdhima, i cili njihet për miqësinë me kryetarin Rama. Arben Malaj ka deklaruar zyrtarisht se do kandidojë si deputet i pavarur në Qarkun Vlorë, atje ku kandidon vetë Edi Rama. Kryesia socialiste vendosi të jashtë kandidimit edhe Arben Isaraj, Ilir Gjoni, Marko Bello, Albert Çaçi, Alfred Dalipi. Por, në krahasim me zgjedhjet e 2009, vihet re një shkatrisje e kandidatëve. Pandeli Majko, që gjithmonë ka kandiduar në Korçë, kalon në Tiranë, po ashtu edhe Ben Blushi, nga Korça kalon në Elbasan, Bashkim Fino, ka Fieri shkon në Korçë, Erjon Braçe është detyruar të braktisë Beratin për Fierin. Në një pozicion të sigurt të listës së socialistëve për Tiranën bie në sy përfshirja e Spartak Brahos nga LSI. Ilir Gjoni është një nga emrat më të njohur ndër radhët e socialistëve që nuk përfshirë në skuadrën e Ramës. Përmes një statusi në Facebook, Gjoni pohon se kryetari nuk i ka shpjeguar pse e la – siç shprehet – jashtë “kooperativës së tij që gjithsesi ngeli e tipit të ulët”. Gjoni shkruan I kanë thënë se Rama ka disa çështje personale me të. “Kjo ma lehtëson shumë punën – shton deputeti socialist – pasi qyqari nuk e di se fisi dhe miqësia ime nga veriu në jug mund ta mbysin vetëm me pështymë, pavarësisht gjatësisë së tij”. Më kritik anëtari i Kryesisë, Arben Isaraj, gjithashtu i lënë jashtë listave. “Në politikë si dhe në shoqëri, lumturia është si e vërteta: nuk mund ta kesh, duhet të jesh”, shkruan Isaraj në profilin e tij. Isaraj thekson se për të, lidhja e vetme mes lumturisë politike dhe ndërgjegjes politike është mirënjohja.


Situata në PD, spostime në listë dhe hapësira për aleatët


Në listën e Partisë Demokratike, forca më e madhe politike e së djathtës, lëvizjet kanë qenë të ndjeshme. Vihen re largime e spostime në listë, përfshirje të krerëve të partive aleate, si dhe deputetë që vijnë nga e majta. Nga grupi aktual parlamentar, nuk do të garojnë më për demokratët, deputetët Fatos Beja, Enkelejd Alibeaj, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Selami Xhepa, Mark Marku, Jemin Gjana, nuk janë përzgjedhur nga kupola e PD-së për qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet. Në bazë të marrëveshjeve me aleatët PD ka vendosur që kryetari i PR-së Fatmir Mediu, ai i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i PDK-së Nard Ndoka, i LZHK-së Dashamir Shehi, janë caktuar në pozicione të sigurta në lista. Kryetari demokrat Sali Berisha mbajti fjalën edhe në raport me 3 ish-deputetët socialist, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani, duke i bërë pjesë e listës, edhe ata në pozita shumë të favorshme për tu zgjedhur deputet më 23 qershor. Me depozitimin e listave pranë KQZ-së, ky institucion ka për detyrim ligjor verifikimin e tyre, diçka që më së shumti duket si çështje formale për partitë politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›